Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bardh Spahia bashkon të rinjtë shkodran me ato europian: I njohëm ata me qytetin tonë të bukur, vizionin për të ardhmen

Bardh Spahia bashkon të rinjtë shkodran me ato europian: I njohëm ata me qytetin tonë të bukur, vizionin për të ardhmen

18:44, 24/03/2023
A+ Aa A-

Bardh Spahia ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook, disa momente nga vizita e Këshillit të të rinjve të partive popullore evropiane, (PPE) në Bashkinë Shkodër. Spahia theksoi se kjo vizitë do shërbejë për t’i njohur të rinjtë dhe të rejat nga vendet e unionit evropian.

“Kemi aq shumë për të bërë së bashku dhe askush më mirë se të rinjtë nuk mund të jenë aleatët tanë në këtë rrugë të nisur” shkruan Spahia krah fotove.

Statusi i plotë:

Në mesin e të rinjve shkodran dhe atyre evropian, duke bashkëndarë vizionin dhe projektin tonë për zhvillimin e Shkodrës. Vizita e Këshillit të të rinjve të partive popullore evropiane, (PPE) në Bashkinë Shkodër më shërbeu për t’i njohur të rinjtë dhe të rejat nga vendet e unionit evropian, me qytetin tonë të bukur, potencialet që ka, punët që po realizojmë për zhvillimin e tij dhe vizionin e projektet për të ardhmen.

Kemi aq shumë për të bërë së bashku dhe askush më mirë se të rinjtë nuk mund të jenë aleatët tanë në këtë rrugë të nisur. Gjatë bashkëbisedimit me ta, pyetjet dhe idetë e parashtruara, e tregojnë qartazi orientimin që duhet të ketë zhvillimi i një vendi. Jam i lumtur që egzistojnë mundësitë të krijohen të tilla ura komunikimi e bashkëpunimi, që do t’i përkthehen Shkodrës në një zhvillim të metejshëm, duke e transformuar në qëndrën më të rëndësishme historike, kulturore e turistike në rajon.

Faleminderit Këshillit të të rinjve të PPE, kryetarit të FRPD për Shqipërinë Besart Xhaferri dhe të gjithë të rinjve e të rejave që na dhuruan një ditë fantastike si kjo e sotmja në Shkodrën tonë plot dritë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco