VIDEO/ Kumria: Shqiptarët në Britani po diskriminohen, duhet një proces më i lehtë për vizat

16:58, 24/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ishte avokati nga Anglia, Sajmir Kumria.

Duke komentuar viziten e Edi Rames, Kumria është shprehur se pret nga Anglia që ligji për emigrantët të jetë i barabartë edhe për shqiptarët qe jetojne e punojne ne ishull.

"Për sa i përket vizitës së Ramës në Britani dhe takimin me homologun e tij duhet te ishte zhvilluar më herët, pasi problematikat e emigrantëve shqiptar janë diskriminuar në raport me emigrantët e etnive te tjera.

Vizita e sotme është një hap i parë për ri-rregullimin dhe ri-marrëdhëniet që dy vendet kishin krijuara kohët e fundit. Hapja e dhomës së tregtisë së MB në Shqipëri do të invenstojë dhe ndihmojë në uljen e emigrantëve të paligjshëm drejtë Britanisë. Duhet që të lehtësohet procesi i vizave për shqiptarët që duan të punojnë në Britani.

Vizita e Ramës u kujdes për një politikë-bërje më të gjerë se sa politikë-bërja në Shqipëri, unë do të doja të shihja implementimi i ligjit për emigrantët i barabartë si për shqiptarët dhe emigrantët e tjerë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco