VIDEO-SYRI TV/ Asfalti elektoral, Veliaj 'hap thesin', 700 mijë euro për rrugën 'Myslym Shyri'

16:29, 24/03/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj vijon të kryejë tendera për asfalt elektoral në prag të zgjedhjeve të 14 majit. Kryebashkiaku aktual i Tiranës, ka vendosur të shpenzojë plotë 700 mijë euro për të riveshur me asfalt rrugën ‘Myslym Shyri’ në Kryeqytet. Kostot e tenderit duken të fryra, pasi gjatësia e rrugës është 1 kilometra, ndërsa për riveshjen e saj do të hidhen vetëm 4 centimetra asfalt.

Nga SYRI TV

Bashkia e Tiranës nuk ndalet së shpenzuari qindra mijëra euro për asfalt elektoral në prag të zgjedhjeve të 14 majit. Tenderi i fundit i dhënë nga Erion Veliaj për asfalt elektoral, është ai për riveshjen e rrugës ‘Myslym Shyri’ në Tiranë.

Kjo rrugë ka një gjatësi më pak se 1 km, ndërsa për dy korsitë e saj dhe sistemimin e trotuareve, Erion Veliaj ka vendosur të shpenzojë rreth 700 mijë euro. Tenderi është fituar nga kompania ‘SENKA’, dhe parashikon ndërhyrjen për rehabilitimin e kësaj rruge në qendër të kryeqytetit.

Veç faktit se tenderi për rehabilitimin e rrugës kryhet në prag të zgjedhjeve lokale, kostot e punimeve për këtë rrugë duket se janë të fryra. Në tender parashikohet vetëm riveshje me asfalt të rrugës. Siç theksohet edhe në projekt, shtresa e asfaltike aktuale do të hiqet dhe do të rihidhet përsëri 4 centimetra asfaltobeton.

Pra, për 4 centimetra asfaltobeton dhe për rahbilitimin e trotuareve të kësaj rruge, bashkia e Tiranës do të shpenzojë plotë 700 mijë euro.

Projekti parashikon që rruga të qëndrojë në gjendjen ekzistuese, dy korsi për mjetet dhe dy për biçikletat. Punimet pritet të kryhen për një periudhë 6 mujore, nga dita e lidhjes së kontratës me kompaninë fituese të tenderit.

Ky është një tenderat e shumtë, që Erion Veliaj kanë dhënë në prag të zgjedhjeve lokale, për asfalt elektoral. Por ndonëse shpesh këto tendera janë të dyshimtë për shumë arsye, deri më tani asnjë institucion duket se nuk ka kryer verifikime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco