SYRI TV/ Nafta falas jo për të gjithë fermerët, bujku: Më thonë s`ke të drejtë të aplikosh

15:36, 24/03/2023
A+ Aa A-

Shumë fermerë pritet të mos përfitojnë nga skema e sbuvencionimit të naftës në bujqësi. Teksa presin në radhë për të aplikuar për subvencione, bujqit e qarkut të Beratit tregojnë se institucionet po nxjerrin artifica të shumta, duke i privuar nga përfitimi i karburantit falas.

SYRI TV

Teksa prej katër ditësh kanë nisur aplikimet për skemën e subvencionimit të naftës në bujqësi, kanë dalë në pah edhe problemet e para.

Fermerë të shumtë në qarkun e Beratit, po kthehen duarbosh në shtëpi, pasi jo vetëm që rrezikojnë të mos përfitojnë, por as të aplikojnë për shkak të burokracive, por edhe të abuzimeve nga zyrat e bujqësisë.

Fermerë të tjerë tregojnë se veç burokracive, aplikime e tyre të mëhershme nuk janë finalizuar me përfitim të subvencioneve. Por ndonëse nuk kanë përfituar kurrë, ata vijojnë të aplikojnë me shpresën se këtë vit do të marrin naftë falas.

Në katër ditët e para të aplikimeve, mijëra fermerë janë dyndur pranë drejtorive të bujqësive për të dorëzuar dokumentat që u duhen për të përfituar subvencioneve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco