SYRI TV/ Berisha: PD ndahet nga dyshja Basha–Alibeaj, dalim më dinjitoz nga kjo betejë

15:34, 24/03/2023
A+ Aa A-

Lideri demokrat Sali Berisha u shpreh se Partia Demokratike është ndarë përfundimisht nga dyshja Basha–Alibeaj, të cilët sipas tij janë pengje të Edi Ramës. Në konferencën me gazetarët, Berisha deklaroi se PD del më dionjitoze nga kjo betejë, ndërsa i bëri thirrje institucioneve në SHBA që të hetojnë rolin e Yuri Kim në aferën McGonigal. Berisha denoncoi edhe aferën e inceneratorëve, ku u shpreh se Ahmetaj është përgjegjës, ndërsa Rama në krye të skemës korruptive.

SYRI TV

Kreu i opozitës Sali Berisha deklaroi këtë të premte se Partia Demokratike është ndarë përfundimisht nga dyshja Basha–Alibeaj, të cilët sipas tij po bëjnë lojën e Edi Ramës për të dëmtuar forcmën më të madhe opozitare në vend. Në konferencën me gazetarët, Berisha denoncoi lidhjet e Bashës dhe Alibeajt me Ramën, si dhe u shpreh se kjo ndarje e bën PD më të fortë.

Për skandalin me MCGonigal, Berisha i bëri thirrje institucioneve në SHBA që të hetojnë rolin e Yuri Kim dhe Donald Lu.

Berisha akuzoi Arben Ahmetajn se është pjesë e aferës së inceneratorëve, si dhe komentoi raportimet për udhëtimin e ish ministrit të financave drejt Britanisë së Madhe.

Sa i takon listave për këshillat Bashkiak, Berisha bëri me dije se ajo do të miratohet nga kryesia e PDSH-së dhe do të dorëzohet brenda afateve të caktuara nga KQZ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco