SYRI TV/ Shqiptarët rekord aplikimesh për azil në Britani: U rritën me 16% në 2022

15:29, 24/03/2023
A+ Aa A-

Shqiptarët kanë shënuar shifra rekord për kërkim azili në Britani gjatë vitit 2022. Sipas të dhënave të Mbretërisë së Bashkuar, u raportuan mbi 14 mijë aplikime për azil. Kërkesat u rritën me 16% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë si vende më të preferura të BE për azil, shqiptarët kanë preferuar Francën e Gjermaninë.

Syri tv

Kërkesat për azil në vitin 2022 kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në nivelin më të lartë pas pandemisë në Bashkimin Europian, ndërsa janë në nivele rekord në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas të dhënave të Eurostat, në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Në vitin 2022, Mbretëria e Bashkuar ishte destinacioni kryesor i azilit në Europë për shtetasit shqiptarë. Vetëm në këtë shtet, sipas të dhënave zyrtare paraprake nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u raportuan rreth 14.2 mijë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë, më shumë se në të gjitha shtetet e tjera të Europës së bashku.

9,573 prej tyre kanë ardhur nga njerëz që kanë mbërritur me varka.

KËRKESAT PËR AZIL NË BE

Francë                 51%    

Gjermani             19%

Italia                    10 %

Greqia                 10%

Belgjikë               4.5%   

Suedi                   1.5%

Ndërkohë në vendet e BE, Franca vijon të mbetet më i preferuari për kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë, me 51% të totalit në BE, më pas Gjermania, Italia, Greqia. Në total, në Bashkimin Europian  dhe në Mbretërinë e Bashkuar aplikua për azil në vitin 2022 rreth 27 mijë persona, që është niveli më i lartë nga viti 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco