Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

SYRI TV/ Protesta për pagat në portin e Shëngjinit, Nikolla: Mbështesim punëtorët, do t'i drejtohemi qeverisë

14:20, 24/03/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra punonjës të Portit të Shëngjinit protestuan përsëri këtë të premte për pagat e pamarra. Punonjësit thonë se drejtuesit po kërkojnë falimentimin e portit. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla tha se për problemin e punonjësve do t’u drejtohet institucioneve ligjore.

Nga SYRI TV

Për të disatën herë, punonjësit e Portit të Shëngjinit protestuan për shkak se prej disa muajsh nuk marrin pagat. Sipas punonjësve, vonesat e pagave kanë ardhur për shkak të keqmenaxhimit të portit nga drejtuesit si dhe largimit të kompanive që operonin në këtë port.

Punonjësit kërkojnë pagat e prapambetura dhe shkarkimin e Këshillit Mbikëqyrës të portit. Për këtë kërkesë, kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla tha se do t`i drejtohet qeverisë dhe organeve të tjera ligjore. Punëtorët e portit të Shëngjinit, ku përfshihen disa sektorë nuk paguhen që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Gazetar: M. Marku

Operator: A. Gjoni

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco