VIDEO-SYRI TV/ Berisha denoncon skandalin e shitjes së 'Top Channel': Akt obskur në shkelje të ligjeve

14:14, 24/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi këtë  të premte skandalin me shitjen e Top Channel në parajsa fiskale për 9 milionë dollarë.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha deklaroi se ky është një akt në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe se pronarja e televizionit ka kryer një krim të shëmtuar ndaj publikut shqiptar.

Berisha solli në vëmeNdje edhe rastin e ngjashëm më herët me televizionin ABC News.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco