Gjobëvëniet/ Berisha: Tiku i Rilindjes është gazetar i familjes Rama, ai furnizohet me dokumente prej tyre

Gjobëvëniet/ Berisha: Tiku i Rilindjes është gazetar i familjes Rama, ai furnizohet me dokumente prej tyre

12:44, 24/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot skandalin e gjobëvënies nga Adriatik Doçi, gazetari i Karlo Bolinos.

Berisha e bëri komentin e tij në kuadër të skandalit të shitjes së Top Channel për 9 milionë dollarë në një parajsë fiskale. “Muaj më parë, televizioni Top Channel filloi një linjë editoriale të pavarur, linjë editoriale e cila e bëri atë objekt sulmesh të egra të Edi Ramës. Por duket se skema e Tikut të partisë është një skemë universale. Ato editoriale ishin si një gjobëvënie ndaj qeverisë, na bli me 9 milionë ose do kesh këto pasoja. Kjo është një nga ditët më të zeza në historinë e medieve shqiptare,” tha Berisha.

“Para këtij, publikoi përjetoi vdekjen klinike të ABC News. Një spastrim të paparë ndaj gazetarëve. Vetëm se ata nuk ishin në një valë me Devollin që herë thotë e kam, njëherë thotë nuk e kam. Devolli është vala e Ramës. Personi i fundit që ka mbetur aty është zoti Demi. Edhe ndaj tij po bëhen presione prej rrugaçësh që të ikë dhe të kontrollohet përfundimisht nga Endi Fuga, Sokol Balla dhe dora e Ramës dhe Veliajt.

Tiku i Rilindjes është gazetar i familjes. Ai furnizohet me dokumente nga familja Rama, prandaj është i paprekshëm. Një gjobëvënës i shpërfytyruar, i shpifur.

Por gazetari i familjes kryeministrore ka imunitet. Sikundër kanë imunitet për SKAP-in e partisë Duçka dhe Neza. Edhe njëherë i bëj thirrje FBI dhe Kongresit të SHBA, të hetojë rolin e Yuri Kim dhe paraardhësit të saj në aferën McGonigal se do ndihmonin shumë vendin e tyre, do ndihmonin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ambasadorja Kim, me një seri të gjatë veprimesh, ka mbajtur të njëjtat qëndrime ndaj opozitës si McGonigal, por heshtja e saj ndaj këtij sistemi gjobëvënës nga bashkëkombas të saj, e rëndon atë. Nuk duhet të fshihet pas imunitetit diplomatik por të flasë për shqiptarët për këtë akt të pashembullt që nga koha e Perandorisë Osmane deri më sot,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco