'Virusi gënjeshtar Edi Rama'

'Virusi gënjeshtar Edi Rama'

12:15, 24/03/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Kur Edi Rama lëviz nëpër botë do të thotë që virusi i gënjeshtrës përhapet gjithandej.

Përveç një gënjeshtari të rëndomtë dhe cipëplasur, Rama nuk interpreton dot absolutisht asnjë rol tjetër.

Përveç gënjeshtrës vulgare, Edi Rama nuk artikulon dot asgjë tjetër.

Në Angli tash së fundi, kur virusi Edi Rama u shfaq atje, gënjeu dhe tha se “asnjëherë nuk kemi gjobitur media"!

Gjobitjet, presionet, shantazhet i mediave e deri dhe intimidimi e dhunimi personal i gazetarëve është tashmë një fakt i njohur botërisht,

një fakt i cili përbën shqetësim madhor, që paraqitet gjerësisht edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.

Por virusi gënjeshtar Edi Rama mendon thjesht vetëm për pak minuta, pra të gënjejë si të mundë dhe ku të mundë e pastaj tërbohet, dihat, i merret fryma dhe shkumëzon kur i tregojnë me gisht gënjeshtrat e tij të trasha.

Mjerim i madh që Shqipëria ka një kryeministër të tillë mizerabël, absolutisht kryeministri më ordiner dhe vulgar i gjithë historisë së Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco