Gafa skandaloze e SPAK/ Gjykata rrëzon akuzat ndaj Arben Dervishit

Gafa skandaloze e SPAK/ Gjykata rrëzon akuzat ndaj Arben Dervishit

11:44, 24/03/2023
A+ Aa A-

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u bënë disa korrigjime dhe saktësime sa i përket akuzave për skandalin e inceneratorit të Fierit.

Gjykata kërkoi nga prokuroria saktësim akuzash pasi ish-deputetin Alqi Bllako, pasi nuk e konsideron zyrtar të lartë, por funksionar publik. Bllako nuk do akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, por për “korrupsion të funksionarëve publikë”.

Ndërkohë u rrëzuan akuzat për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyrë për zëvendës/presidentin e FSHF, supervizor i punimeve të inceneratorit, Arben Dervishi. Ky i fundit do të akuzohet vetëm për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Skandalin e SPAK me akuzën ndaj Dervishit e pati denoncuar juristi Ylli Manjani.

“Arben Dervishi, inxhinieri konstruktor ndër më të mirët që kemi, gjendet në paraburgim nën akuzë për shpërdorim të detyrës publike. Në fakt Arben Dervishi nuk mban asnjë detyrë publike. Nuk paguhet dhe as ka një kontratë delegimi nga asnjë autoritet publik. Është kontraktuar nga një kompani private për të bërë supervizion për hesap të saj,” tha Manjani.

Po kështu gjykata rrëzon kërkesë e avokatëve për më shumë kohë për t’u njohur me akuzat e reja pas ndryshimit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco