Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Luçiano Boçi: Banda më e madhe e Elbasanit është banda ligjore e pushtetit

22:43, 23/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Luçiano Boçi, shpreh se aktualisht banda më e madhe në qytetin e Elbasanit është vetë pushteti, pra banda ligjore.

Ndërkohë Boçi shtoi se nuk pret reflektim nga ana e Ramës por përgjigjia e tij do jetë puna dyfish, duke pasur një angazhim më të madh qytetar.

“Pavarësisht emocioneve të përcjella nga ngjarjet e dikurshme, nuk janë njerëzit e gjendur në fatet tyre të mbrapshta, të marra dhe të shfrytëzuara në mënyre shteruese nga politika. Sepse kjo ka ndodhur, dhe unë kur them këtë, kur më thua banda, bëj lidhje me shtetin dhe pushtetin.

Nuk janë këto njerëz problemi i Elbasanit  sepse banda që drejton fatet e njerëzve që i merr peng njerëzit në fatet e tyre, qofshin të mira apo të këqija është vetë pushtetit. Pushteti që i ka të gjitha  mekanizmat për t’i orientuar sipas qëllimeve dhe dëshirave të veta. Në aspektin e thjeshtë të mënyrës se si e parashtruat ju, unë nuk kam asnjë lloj shqetësimi sepse situata në Elbasan është në nivelet e qetësisë së përplasjes dhe pushteti ka organizuar bandën e tij dhe me bandën e tij kërkon t’i japë ngjyrë ligjore. Ngaqë pati dhe pjesën e 2021 dhe është përqëndruar pikërisht tek banda ligjore.

Kush është banda ligjore!? Se këtu është problem kryesor, se që ka banda, po, ka në Elbasan, është banda shtetërore, banda e Bashkisë dhe qeverisë, që bëjnë presione të drejtpërdrejta për largime nga puna nëse njerëzit shfaqin simpatinë e tyre ndaj kandidatit të PD-së. Që hapin thesin e punësimeve me kontrata në mënyrë shpërthyese të evidentuar qartë nga secili nga ne. Pra kush është banda po themi ne? Se kjo banda në mënyrë të tillë vepron dhe është Aktivisti, Patronazhisti, që detyron punonjësit e administratës që të sjellin me forcë dhe dhjetë votues të tjerë apo njëzet.

Pra, këtu jemi dhe ky është shqetësimi sepse kjo bandë ka marrë dhe mësuesin që është fati i mirë i një individi dhe atë njeriun që ka problem me ligjin dhe kërkon t’i fusë në rrethin e tij dhe t’i shfrytëzojë maskimalisht. Ky është shqetësimi ynë sepse ne kemi pak koncept pak të gabuar për këtë pjesë dhe nuk merret peng vetëm njeriu që ka problem me ligjin. Sot janë marrë peng gjithë njerëzit që nuk kanë problem fare me ligjin, kanë probleme me punësimin, me egzistencën. Se çfarë problemi me ligjin ka ai që merr 40 mijë lekë të vjetra asistencë dhe sa është numri i tyre, i cili është shtuar edhe ai në mënyrë artificiale dhe kjo është situata dhe gjendja.

Dhe ne, kur kemi hyrë në këtë betejë normal që e dimë një gjë të tillë, duam ta frenojmë dhe të ketë një reflektim nga politika sepse e kanë bërë thirrje sot se qytetarët votojnë të lirë. Nuk pres që Rama të reflektojë dhe të tolerojë Elbasanin apo ndonjë bashki tjetër.  Jo, do i përgjigjesh duke punuar në dyfishin e fuqive tuaja, duke pasur një angazhim më të madh qytetar dhe duke i bërë thirrje ndërgjegjes së qytetarëve që ata të reflektojnë sepse arsyet për të refklektuar janë të shumta. Është një pushtet  i stërzgjatur qëndror dhe lokal në Elbasan i cili nuk ka bërë asgjë për Elbasanin”, u shpreh Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco