Shitet Top Channel

Shitet Top Channel

22:21, 23/03/2023
A+ Aa A-

Televizioni kombëtar “Top Channel”, është shitur në janar të këtij viti.

Bëhet fjalë për një procedurë shitjeje të miratuar nga aksionerët, çuar në Belize, vend i njohur si një nga parajsat fiskale.

CNA ka publikuar dy dokumentat e shitjes së televizionit kombëtar të familjes Hoxha.

Dokumenti i parë është një vendim i aksionerëve i datës 14 janar, i firmosur nga e gjithë familja Hoxha.

Konkretisht për shitjen e televizionit kanë rënë dakord dhe kanë firmosur Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Itan Hoxha dhe Redia Hoxha.

Image

Image

Familja Hoxha i ka shitur 100% të aksioneve kompanisë “Western Media Conglomerate Investments LTD” me një çmim prej 9 milionë eurosh.

Dokumenti i dytë është një vendim i kompanisë në Belize me përfaqësuese Neidy Leoneli Gonzalez, drejtore e vetme e “Western Media Conglomerate Investments LTD”.

ImageImage

Ky vendim nuk shfaqet në faqen zyrtare të QKB-së.

Shitja më parë ka pasur edhe një ndryshim të statutit të kësaj kompanie për të emëruar administratorin me 75% të aksioneve.

Shitja ka ndodhur në momentet kur në Gjykatën e Tiranës pritej të zhvillohej gjyqi për aksionet e “Top Channel”.

Përplasjet dhe gjyqet për aksionet e “Top Channel” kanë vazhduar prej disa vitesh mes familjes Hoxha dhe bashkëpunëtorëve e bashkëortakëve të të ndjerit Dritan Hoxha./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco