La mandatin e deputetit, Boçi: Rama shumë i acaruar, ne do ta fitojmë Elbasanin

21:09, 23/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Luçiano Boçi i cili është kandidat i opozitës në Elbasan, ka folur për përballje me Edi Ramën.

Boçi ka treguar në SYRI TV, se ka pasur një përballje me Ramën, një seancë më parë, një përballje që sipas kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Elbasan, ka qenë shumë e acaruar.

‘Në seancën e parafundit, unë kam pasur një përballje pa mikrofon me Ramën, se ishin të fikur dhe dialogu ynë ishte shumë i acaruar në raport edhe me kandidimin tim dhe unë aty kam lexuar edhe diçka tjetër, unë pretendoj se do të jetë i fokusuar në Elbasan, ka dëshirë ta marrë Elbasanin.

Ndoshta më shumë drejtuesi politik, por edhe Rama vetë është i investuar.

Unë vetë nuk kam asnjë dyshim se do ta marr bashkinë e Elbasanit, ne do ta fitojmë Bashkinë e Elbasanit.

Lëvizja do të ketë suksesin e saj në zgjedhjet lokale, dhe duke pasur këtë sukses, forcon pozitat e saj. Marrjen e disa bashkive në rang Shqipërie, që identifikohen me lëvizjen e PD-së, por edhe bashki që i përkasin Shqipërisë së mesme siç është Elbasani, por edhe bashki në jug, që njihen si bastione të PS-së’, është shprehur Luçiano Boçi në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco