Banda, krim, trafik, burgje, emigrim i paligjshëm/ A skuqet Rama nga ky njoftim i qeverisë britanike?

Banda, krim, trafik, burgje, emigrim i paligjshëm/ A skuqet Rama nga ky njoftim i qeverisë britanike?

20:53, 23/03/2023
A+ Aa A-

Shumëkush mund të thotë që në fillim se kryeministri Edi Rama nuk skuqet nga asgjë.

Por nëse sheh njoftimin e sapopublikuar nga qeveria britanike për takimin mes kryeministrit Rishi Sunak dhe Edi Ramës, askush nuk do e besonte se Sunak nuk është takuar me një homolog evropian.

Fjalët që dominojnë në njoftim e përshkruajnë më së qarti këtë vizitë.

Ja disa nga fjalët kyçe: “luftë kundër emigracionit të paligjshëm”, “banda kriminale”, “trafik njerëzish”, “emigrantë të paligjshëm”, “veprime kundër krimit të organizuar”, “drejtësi penale”, “ekstradime”, “ndjekje penale”, “deportim”, “të burgosur”, “kapacitet i burgjeve”.

E shpjeguar disi më ndryshe, Sunak dhe Rama thonë se kanë rënë dakord për të luftuar emigrimin e paligjshëm dhe bandat e trafikut të qenieve njerëzore.

Po ashtu ata kanë diskutuar për të rritur bashkëpunimin operacional, në mënyrë që të pengojnë njerëzit që të udhëtojnë në radhë të parë. Po ashtu do ketë një marrëveshje për të ndarë të dhënat dhe pasaportat.

Dy kryeministrat thanë se sa i përket bashkëpunimit në drejtësinë penale, udhëheqësit përshndetën punën e përbashkët për ekstradimet, ndjekjet penale dhe deportimin e qindra të  burgosurve.

“Ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë ranë dakord për të kryer një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë- që do përfundojë deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve shqiptarë të përshtatshëm në sistemin e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco