Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Analisti, Shqiprim Pula: Për hir të Serbisë dhe shkëputjes së saj nga Rusia, po bëhen lëshime me Kosovën

20:10, 23/03/2023
A+ Aa A-

Analisti kosovar, Shqiprim Pula i ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv është shprehur se perëndimi po i bën lëshime Serbisë për shkak të interesit që ajo të shkëputet totalisht nga Rusia.

Sipas tij këto lëshime po bëhen në kurriz të Kosovës dhe na kërkohet që të nënshkruajmë gjëra që nuk janë të mira për republikën.

Unë kam qenë përkrahës i një traktati paqeje me Serbinë, por mesa duket nuk po na rezulton e tillë. Kjo është trumbetuar prej kohësh nga Lajcak si ndërmjetësues i dialogut që duhet një normalizim i marrëdhënieve me Serbinë.

Që nga qershori do të bëhen fiks 8 vite ku ne kemi arritur me ligj normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe sot po na ripërsëriten këto gjëra që i kemi kaluar njëherë.

Në Bruksel u la të vendosej më pas dhe plani i jetësimit të detyrimeve dhe me 18 të këtij muaji u zhvillua një takim me zhvillimi politike por pa nënshkrim .

Shqetësuese është se ne po vendosemi në disa situata të pafavorshme për Kosovë, sepse ka një trusni që sfumon dhe atë republikë që ne duam ta krijojmë dhe vihet në shprehje republika që të tjerët kërkojnë të na vendosin neve.

Serbia është një vend në Europë që nuk përkrah sanksionet kundër Rusisë, Iranit dhe Bjellorusisë. Prandaj  të gjitha këto hapa që Serbia nuk i ndërmerr për të bashkuar me vendet perëndimore po mbahet me të mirë nga perëndimi duke i bërë lëshime në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco