Berisha ironizon 'këshillat' e Ahmetajt: 'Follow the money', po edhe ti do të mbetesh në atë vorbull!

Berisha ironizon 'këshillat' e Ahmetajt: 'Follow the money', po edhe ti do të mbetesh në atë vorbull!

14:53, 23/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, e evidentoi sot ish-Kryeministrin Arben Ahmetaj si përgjegjësin kryesor të aferës së djegësve, por duke këmbëngulur se nuk është ai, një ministër, që e vë në lëvizje Qeverinë për një grabitje të këtyre përmasave, por është vetëm e vetëm kreu i Qeverisë. 

“ Afera 600-700 milionëshe në total apo afera 420 milionë e djegësit të Tiranës, kurrë nuk mund të realizohej me firmën, me  insistimin e Arben Ahmetajt, - theksoi Berisha në vazhdim nga foltorja e Kuvendit.

"Arben Ahmetaj në daljen e tij të fundit u shpreh se qeverinë nuk mund ta lëvizja unë. Unë ua them këtu si ish-Kryeministër: Kurrë një ministër nuk e lëviz dot qeverinë. Qeverinë e lëviz Kryeministri, i cili ngarkon punonjësit e aparatit të Këshillit të Ministrave dhe në këtë mënyrë e lëvizi Edi Rama. E lëvizi Edi Rama duke firmosur 17 shkresa në 24 orë në një kohë rekord!

Arben Ahmetaj ka përgjegjësi të plotë sepse me Inspektoriatin e tij financiar nuk mbikqyri financimet, grabitjen dhe plaçkitjen e parave dhe tani del  thotë publikisht “Follow dhe money” - Ndiq paranë!

Ndjek paranë, por edhe ti do të mbetesh në atë vorbull, Arben, se jep këshilla tani mbasi t’u kujtuan! - ironizoi, kreu i PD-së. - Por Edi Rama është përgjegjësi numër një, sepse është autori i firmës pasi Enti Kombëtar i Prokurimeve pasi tha se kjo procedurë është antiligjore!” theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco