Berisha: Ahmetaj, përgjegjësi kryesor i aferës së djegësve, por kryeautori është Edi Rama!

Berisha: Ahmetaj, përgjegjësi kryesor i aferës së djegësve, por kryeautori është Edi Rama!

14:37, 23/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur zërin sot në Kuvend lidhur me hetimet që po zhvillohen për aferën e inceneratorëve dhe në veçanti, për përgjegjësinë e ish-Kryeministrit Arben Ahmetaj ndaj saj, të cilin mediat e kanë vënë në shënjestër. Berisha theksoi se kryeautori i djegësve në fakt është Kryeministri, Edi Rama dhe e argumentoi pse. 

“Jam këtu për të informuar qytetarët lidhur me Arben Ahmetajn, që është vendosur nën hetim, - tha Berisha nga foltorja e Kuvendit. -  Theksoj se kam mbështetur në çdo kohë, çdo zbatim ligji. Theksoj se Ahmetaj është përgjegjës nga më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegësëve.

Arben Ahmetaj ka firmën në transferimin e fondit të emergjencës në djegësin e Elbasanit dhe djegësin e Fierit. Arben Ahmetaj ka miratuar me siglim dhe firmë të gjitha procedurat antiligjore të ndjekura në këtë proces.

Arben Ahmetaj ka qenë i lidhur si mishi me thoin, me Mërtirin dhe Zoton; njeri prej tyre ka punuar edhe në Hermes, kompaninë e tij, kur vidhte impulset në Albetelekom, por dua të them këtu se kryeautori i djegësve është një dhe vetëm një dhe ai e ka emrin Edi Rama,” theksoi kryetari i Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco