SYRI TV/ Rama, sulm Hysenbelliut, tendera Salillarit: Standardet e shumëfishta të qeverisë

13:22, 23/03/2023
A+ Aa A-

Ndërsa sulmi ndaj pasurive të pronarit të ‘Fokus Grup’, Irfan Hysenbelliu nuk po ndalet, kryeministri Edi Rama po përdor disa standarde. Biznesmenëve pranë qeverisë, edhe pse kanë shkelur ligjin, jo vetëm që nuk iu janë konfiskuar pasuritë, por vijojnë të marrin leje të reja ndërtimi dhe tendera publikë. Praktika e konfiskimit dhe e marrjes me forcë e pronës private duket se është aplikuar vetëm për Irfan Hysenbelliun, dhe kjo vetëm sepse grupi mediatik i tij po mban linjë editoriale kritike ndaj kësaj qeverie

SYRI TV

Sulmi i furishëm i kryeministrit Edi Rama ndaj pasurive të pronarit të grupit mediatik “Fokus Group”, nuk ka asnjë precedent të ngjashëm, megjithëse shkeljet e pretenduara si të kryera nga Irfan Hysenbelliu janë të ngjashme me ato të disa ndërtuesve të tjerë, përfshirë ata pranë qeverisë, si Pëllumb Salillari.

Qeveria pretendon se kompania e Hysenbelliut ka ngritur hotelin “Prestige Resort” në Golem në kundërshtim me lejen e ndërtimit. Në bazë të një vendimi të kontestuar të Këshillit të Ministrave, qeveria ka të drejtë të konfiskojë pronat pa një vendim gjykate. Referuar këtij vendimi, qeveria më herët shkatërroi me tritol hotelin kryesor të resortit të Hysenbelliut, ndërsa së fundmi hyri me forcë për të marrë nën kontroll godinat e tjera të kompleksit, duke përdorur forcën policore.

Përfaqësuesit e Shërbimit Social Shtetëror, të mbështetur nga uniformat blu, mbanin në dorë një Vendim të Këshillit të Ministrave, të miratuar në 1 mars 2023, në bazë të të cilit thuhej se pronat e Prestige Resort do të kalonin në përdorim të vartësve të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Syri Televizion konsultoi të dhënat e dhjetëra Fletoreve Zyrtare, të publikuara nga muaji shtatori i vitit të kaluar, kur hyri në fuqi vendimi kontravers qeveritar për konfiskimin pa vendim gjykate të pronave që kanë probleme me lejen e ndërtimit.

Nga vëzhgimi, rezultoi se praktika e konfiskimit dhe e marrjes me forcë e pronës private është aplikuar vetëm për Irfan Hysenbelliun, grupi mediatike i të cilit, i drejtuar nga News 24, po mban një linjë editoriale kritike me qeverinë e Edi Ramës.

Zyrtarët qeveritarë zbuluan më herët se edhe kompani të tjera kishin probleme me lejen e ndërtimit. Kështu, kompania “Salillari”, në pronësi të biznesmenit pranë qeverisë, Pëllumb Salillari, u kap duke ndërtuar rreth 2700 metra katrorë pa leje në një godinë në zonën e Liqenit të Thatë.

Për asnjë nga këto raste, qeveria nuk ka ushtruar vrullin e saj. Përkundrazi, kompanitë e Salillarit po vijojnë të përfitojnë tendera publikë, sidomos nga ato që zhvillohen në Bashkinë e Tiranës.

Aksioni qeveritar për ndërtimet pa leje zbuloi gjithashtu se kompania që po ndërton një kullë  në qendër të kryeqytetit, kishte ndërtuar disa kate pa leje. Kompania private pranoi të dhuronte sipërfaqen pa leje në favor të qeverisë dhe, si shpërblim, ajo mori leje ndërtimi për ngritjen e një kulle tjetër, po fare pranë qendrës së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati i vertete23/03/2023 13:51

Tani jam plotesisht 100% i bindur qe gjithmone kane ekzistuar, ekzistojne dhe do te ekzistojne dy SHBA dhe dy BE. Nje SHBA dhe BE komunisto-marksiste e perfaqesuar nga Partia Demokratike Amerikane dhe Partite e Majta Evropiane dhe nje SHBA konservatore-antikomuniste e perfaqesuar nga Partia Republikane Amerikane (GOP) dhe Partite e Djathta Evropiane. Prandaj edhe regjimi komunist e Enver Hoxhes dhe regjimet e tjera komuniste ne Evrope dhe ne Bote nuk binin dhe mbijetonin. Kjo per shkak te ndryshimit te pushteteve politike ne SHBA dhe ne BE. Sapo pergatitej plani per rrezimin e ketyre regjimeve nga njeri krah antikomunist ne SHBA dhe BE, ndryshoheshin qeverite dhe vinin ne pushtet te majtet qe ishin te interesuar ne mbajtjen e regjimeve diktatoriale komuniste ne Shqiperi, Evrope dhe ne Bote!! Kjo po vertetohet dhe po provohet me fakte edhe sot. Shembulli me tipik eshte Shqiperia! Sot me keto skandale qeveritare, me kete nivel korrupsioni e kriminaliteti, me kete regjim narko-mafioz kur te gjitha raportet e DASH dhe te Organizmave Nderkombetare per Lirite e Njeriut dhe te Mediave e nxine sterr qeverine e nje vendi antar te NATO, cdo qeveri ne boten demokratike nuk do t'i kishte mbushur 24 ore ne pushtet, eshte vete Qeveria Komunisto-Sorosiane Amerikane qe po e mban ne kembe me thonj te gjakosur nga trupi lebroz i shqiptareve te mjere, kete sekt krimanl dhe mafioy nga me te rrezikshmit ne bote!! Cilen SHBA te besojne shqiptaret????!!!! Ate qe perfaqeson Raporti i DASH apo ate qe perfaqeson Ambasada e SHBA ne Tirane???!!!! Cilen???!!!!

Shto koment

Denonco