'Vetëm në vendet diktatoriale, betejën kundër mediave e fiton pushteti'

'Vetëm në vendet diktatoriale, betejën kundër mediave e fiton pushteti'

09:44, 23/03/2023
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra

Në vendet demokratike, në një konflikt mes pushtetit dhe medias, apo edhe mes pushtetit dhe një gazetari qoftë, nuk fiton kurrë pushteti.

Vetëm në diktatura dhe vende gjysmë-demokratike, si Shqipëria, Serbia, Rusia, Bosnja… fiton pushteti.

Unë mund të mos e miratoj marrëdhënien që pronari i disa mediave në Shqipëri, Irfan Hysenbelliu, ka pasur me pushtetin e Edi Ramës, por ama në këtë konflikt nuk do doja kurrë të fitojë pushteti.

Një fitore e pushtetit në këtë rast është me efekt afatgjatë dhe në dëm të publikut.

Ky vend nuk ka pasur kurrë një kryeministër që të kontrollojë median në këto përmasa që i kontrollon ato Rama.

Pronarët e mediave që heshtin, sot mos kujtojnë se mbaron me Irfanin kjo punë, pas veshi e kanë edhe ata, sepse pushteti nuk ngopet kurrë me kontroll, sa më shumë gjëra të ketë nën kontroll aq më shumë i shtohet oreksi.

Për fat të keq sot po heshtin të gjithë, përveç Syri.net dhe SYRI TV që i ka dhënë gjithë hapësirën e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco