Doktrina e Djathtë/ Kedhi: Bosht ideologjik vlerash  që do të ndërtojë të ardhmen e PD-së dhe Shqipërisë

Doktrina e Djathtë/ Kedhi: Bosht ideologjik vlerash që do të ndërtojë të ardhmen e PD-së dhe Shqipërisë

09:28, 23/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘Kafe Shqeto’ ishte i ftuar eksperti i ekonomisë, Nikola Kedhi.

Kedhi është shprehur se vetëm vlerat dhe koncepti ekonomik i së djathtës janë ato që sjellin zhvillim në Shqipëri por kjo e vërtetuar prej dekadash dhe në botë.

"Shpesh jo vetëm në Shqipëri por në botë, si Itali, SHBA, Spanjë  thuhet se duhet të vijë një qeveri e djathtë që të rregullojë gabimet dhe dëmet nga politikat e majta.

Përgjatë dekadës së fundit Partia Demokratike ishte kthyer në një OJF e Majtë sepse një parti duhet të ketë një vizion që të japë alternativa se si duhet të bëhen gjërat më mirë por PD e dekadës së fundit mbeti vetëm në rrafshin e denoncimeve dhe jo zgjidhjen për ato probleme që po evidentoheshin.

Berisha edhe gjatë foltores e ka premtuar prezantimin e një programi politik dhe vlerash të qendrës së djathë siç janë Partitë Popullore Europiane dhe Konservatorët Europian që përbëjnë qendrën e djathtë.

Kjo iniciativë erdhi nga përpjekjet e Edith Harxhit dhe kishim si qëllim dy pikat kryesore siç janë përpilimi i një dokumenti që do ti kthejë një bosht ideologjik parimesh dhe propozimesh ku do të jetë në them të PD dhe kthimi i ideve dhe jo të mbetemi në rrafshin e denoncimeve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco