Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Paradoksi në Tiranë/ Eksperti: Rritet çmimi i banesave, rritet edhe numri i ndërtimeve

23:41, 22/03/2023
A+ Aa A-

Tirana është qyteti që ka çmimet më të larta të apartamenteve në rajon dhe pothuajse në të njëjtin nivel me qytetet elitare europiane. 

Çmimi i banesave nuk përputhet aspak me nivelin e të ardhurave që ka vendi ynë.  

Këndi i Pano Sokos, në Syri Tv, Gentjan Kaprata, urbanist dhe pedagog, u shpreh se është paradoksale ajo që po ndodh në Tiranë. 

Ai tha se në një kohë kur vijon të rritet çmimi i apartamenteve, njëkohësisht rritet dhe numri i ndërtimeve të reja, kur duhej të ndodhte e kundërta. 

"Problemi në Tiranë është, ndërkohë që rritet çmimi, rriten në mënyrë galopante volumet e ndërtimit. Lexova që çmimi në Tiranë është pothuajse sa në Paris. Na duhen 17 vite e ca të mos konsumojmë asgjë, dhe pas kaq vitesh, ne mund të marrim një apartament normal, pa e prekur rrogën fare dmth. Në Paris vërtetë janë çmimet kaq të larta në raport me të ardhurat e tyre, por çështja urbane e Parisit është zgjidhur në vitin 1800 e ca, Konti Hausman quhet ai, i çau akset e mëdha rrugore (shpresojmë që ky kandidati i ri që po vjen në Tiranë në mos t'i ngjajë të paktën të ndërmarrë disa lëvizje të ngjashme të guximshme si ky, e kam fjalën për Belind Këlliçin) dhe që atëherë, plani i tij u zbatua deri në vitin 1920. Që atëherë ndërtimet janë minimale thjesht në kuptim të rritjes natyrore. Këtu nuk është problemi vetëm që rritet çmimi, por shkatërrohet Tirana dhe gjithë dheu në dimensionin e saj fizik dhe volumor dhe në të njëjtën kohë po rritet çmimi. Nëse do të ndodhte vetëm njëra, të paktën do të ishte racionale. Po prishim Tiranën, por ama kemi çmime të ulëta banese. Ose, i kemi çmimet të larta por po e mbajmë Tiranën xixë, nuk ka asnjë ndërtesë të re...", theksoi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco