Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pano Soko: Për 1 vit çmimet e apartamenteve në Tiranë u rritën me 46%

23:31, 22/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe eksperti i njohur i ekonomisë, Pano Soko bën publike një shifër tronditëse sa i takon çmimit të një banese në Tiranë. 

Ai shprehet se në vetëm 12 muaj, çmimet e apartamenteve në kryeqytet u rritën me 46%. 

Ai tha se të gjithë sektorët e ekonomisë janë duke performuar keq si bujqësia, agropërpuimi, por edhe turizmi veror nuk është aty ku pritet. 

Por Soko tha vetëm një sektor po lulëzon, ai i ndërtimit.

"Sektori i ndërtimit jo vetëm që nuk ka njohur rënie, por ka njohur rritje. Në një publikim të fundit të Monitor, referuar rritjes së çmimit të apartamenteve në Europë dhe në Tiranë, ishte evidentuar fakti që ndërsa ccmimet e apartamenteve në Europë për 12 vjet rresht ishin rritur me 48%, në Tiranë vetëm gjatë vitit 2021-2022, çmimet ishin rritur me 40%. Çmimet mesatare sot të apartamenteve në Tiranë janë të krahasueshme me çmimet e apartamenteve të shumë vendeve të BE, pavarëissht se paga mesatare në Shqipëri është 6-8 herë më e vogël se paga në BE. Dhe me këto çmime shumë shpejt do të kapim edhe çmimet e qyteteve elitare siç janë Vjena, Mynihu, Amsterdami etj", tha Soko. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco