VIDEO/ Droni me sloganin e koalicionit të PD 'Bashkë Fitojmë' shkon te shtëpia e Big Brother VIP

22:51, 22/03/2023
A+ Aa A-

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP janë surprizuar jo pak kur në mbrëmje ka mbërritur një fluturake me një mesazh në banderolë. 

Konkurrentët vrapuan në oborr me idenë që droni ishte i destinuar për ndonjërin prej tyre, siç ndodh zakonisht, nga fansat. 

Por në fakt nuk rezultoi kështu. 

Në banderolën që mbante droni shkruhej slogani i koalicionit opozitar të kryesuar nga Partia Demokratike, "Bashkë Fitojmë". 

Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe opozitës kanë menduar t'u përcjellin një mesazh politik banorëve të Big Brother VIP, nga jashtë shtëpisë, në prag të zgjedhjeve të 14 majit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO23/03/2023 06:38

Keni menduar se ka vetëm një om, oxh, es ...apo dallëndyshe? Jemi shumë...e skeni çna bëni!

Shto koment

Denonco