Behar Haxhiu: Më 14 maj mbrojmë pluralizmin që fituam më 22 mars

Behar Haxhiu: Më 14 maj mbrojmë pluralizmin që fituam më 22 mars

20:42, 22/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhia në një postim në llogarinë e tij në facebook, e ka cilësuar qeverinë e Ramës si qeveri e cila ka më shumë pushtete se Ramiz Alia në 1992.

Postimi i Haxhisë:

31 vite më parë shqiptarët përmes votës së lirë i dhanë goditjen finale diktaturës më të egër të Evropës që u instalua në Shqipëri për 45 vite me radhë.

Në 22 mars të 1992, nisi të jetësohet ëndrra e të rinjve “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe kësaj ëndrre i’u bashkua mbarë populli shqiptar me dëshirën që vendi të ingranohej në proceset integruese evropiane.

Sot për fat të keq projekti evropian i atij brezi idealistësh për Shqipërinë është më i rrezikuar se kurrë më parë për shkak se pushteti si askund në Evropë, ka përdorur çdo mekanizëm për vrarë pluralizmin politik.

Kryeministri aktual Edi Rama sot ka më shumë pushtete se kishte Ramiz Alia në 1992, e për fat të keq po investohet me çdo aset për përçarjen e opozitës.

Në 14 maj nuk do jemi në garë vetëm për të rikthyer llogaridhënien në institucionet e pushtetit vendor, por edhe për mbrojtur demokracinë në Shqipëri.

Ju ftoj të bëhemi bashkë pjesë e ndryshimit të madh më 14 maj që do të mundësojë rrugëtimin evropian të Shqipërisë.🇦🇱✌🏻

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco