VIDEO-SYRI TV/ Berisha prezanton kandidatin e Matit: Emrat që propozon Edi Rama janë për burg!

20:23, 22/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi këtë të mërkurë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Matin, Skënder Gjucin.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i ka cilësuar zgjedhjet e 14 majit, si jetike për të nxjerre vendin nga monizmi.

Berisha deklaroi se kryeministri dhe kandidatët e tij e kanë vendin në burg, ndërsa e cilësoi si hakmarrja primitive, sulmin e kryeministrit ndaj ‘Prestige Resort’. 

"Prandaj të ulemi sepse kjo organizatë kriminale ka pushtuar mediat. Kjo organizatë kriminale censuron opozitën. Kjo organizatë kriminale ka krijuar mashtruesit profesinistë që i kalon nga një studio në një studio tjetrën. Dhe mund të ua them me radhë. Njerëz të cilët e kanë vendin në burg, në qeli, dhe dalin pastaj çfarë nuk ju mashtrojnë ju, çfarë nuk shpifin dhe trillojnë. Dalin të hekurosur, të brilantuar, të llustruar dhe thua ti, nga kanë ardhur. Ata janë një racë hajdutësh që pasi kanë vjedhur, janë marrë peng nga Edi Rama. Me emër e mbiemër ua them.

Ky është hakmarrës primitiv, një hakmarrës i papërmbajtur. Vetëm e vetëm se pronari i News24 nuk pranon t'i nënshtrohet urdhrave dhe diktatit të tij, i shkatërroi njërin nga hotelet më të bukura të brigjeve të Adriatikut. Ua bëri atë ndërkohë që në Shqipëri kishte një mik të nderuar që nuk mund të ja bërë kurrë. Por i ligu, i keqi, kënaqësinë e ka në keqësi dhe në ligësi. Po kështu sot, ditë feste për demokracinë, për bektashinjtë, në prag të Ramazanit shkon përsëri dhe vërsul bandat e tij kundër pronave të këtij pronari, Resortit Prestige.

Ky është një hakmarrës i verbër, nuk ka moral. Ky ndaj kundërshtarit nuk njeh asnjë kufi. Duhet të ndahemi sa më parë. Ne do të ndahemi, unë i garantoj atij se ne kurrë nuk do ta tolerojmë atë. Zgjedhjet i kemi zgjedhje, por revolucioni ynë do të vazhdojë gjer në përmbysjen e monizmit të tij, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve", tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco