Kina kërcënon hapur Kosovën, e akuzon për shkelje të integritetit territorial

Kina kërcënon hapur Kosovën, e akuzon për shkelje të integritetit territorial

19:50, 22/03/2023
A+ Aa A-

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Serbi thotë se politikanët e Kosovës kanë mbështetur hapur forcat separatiste gjatë vizitës së tyre në rajonin kinez të Tajvanit.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëkryetari i “Sindikatës Ndërparlamentare për Politikën Kineze”, Avdullah Hoti, ka udhëhequr grupin ndërpartiak të Kuvendit të Kosovës, për të vizituar Tajvanin nga 11 deri më 16 mars. 

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Beograd thotë se politikanët e Kosovës kanë mbështetur hapur forcat separatiste gjatë vizitës së tyre në rajonin kinez të Tajvanit.

Pala kineze paralajmëron fuqishëm politikanët përkatës në Prishtinë që të ndalojnë menjëherë manovrat e tyre politike për çështjen e Tajvanit, të ndalojnë dërgimin e sinjaleve të gabuara për forcat separatiste të “pavarësisë” së Tajvanit.

Ky veprim cenon rëndë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës dhe ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës, gjë që pala kineze e kundërshton me vendosmëri. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez dhe çështja e Tajvanit është thjesht një çështje e brendshme e Kinës dhe asnjë forcë e jashtme nuk mund të ndërhyjë në të” – thotë ambasada. 

Shtohet se parimi i një Kine është një normë bazë e njohur e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një konsensus universal i komunitetit ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco