Edi Rama hakmerret ndaj raportit të DASH

Edi Rama hakmerret ndaj raportit të DASH

20:05, 22/03/2023
A+ Aa A-

Nga Bislim Ahmetaj

Kryeministri në detyrë Edi Rama me konfiskimin që i bëri sot një prone private në pronësi të pronarit të disa mediave private po vepron njëlloj si diktatori Enver Hoxha.

Sot ishte ditë e shenjtë për besimin bektashi, dita e Sulltan Nevruzit, ditë pushimi zyrtar dhe ai njëlloj si diktatori Hoxha  në verën e vitit 1967  kur nisi shkatërrimin e institucioneve të kultit për të zëvendësuar besimin e Zotit tek ai vendos konfiskimin e pronave private në ditë të shenjta.

Shteti ligjor dhe shteti i të drejtës kanë kohë që kanë vdekur në Shqipëri.

Zonja Kim, Ambasadorja e SHBA-së sot duhet të ndihet e turpëruar për çka përfaqëson me aktin e shpronësimit pa ligj të një biznesmeni, Znj. Kim sot duhet të skuqet para shtetit të saj të cilit ne i besojmë.

Sot shqiptarët duhet ta refuzojnë me çdo mjet Edi Ramën dhe diktaturën që ai po vendos në Shqipëri.

Sot DASH duhet ti tregoj vendin ortakut të McGonigal, njeriut që tradhtoj atdheun e tij tek Rusia putinjane.

Sot dhe çdo ditë deri në shkuljen përfundimtare të këtij regjimi  opozita reale e vendit duhet të bashkohet dhe ti dalë për zot qytetarëve shqiptar.

*Sekretar për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike të Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco