Muaji i Ramazanit/ Meta: Me veprat tona të mira të bashkohemi për të rikthyer shpresën Shqipërisë

Muaji i Ramazanit/ Meta: Me veprat tona të mira të bashkohemi për të rikthyer shpresën Shqipërisë

19:27, 22/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar sot nisjen e muajit të Ramazanit, dita e parë e agjërimit e të cilit nis nesër.

Pasi uron besimtarë për agjërim të lehtë, Meta shkruan se me veprat tona të mira, siç na udhëheqin porositë e Profetit dhe Kurani, të bashkohemi për të rikthyer shpresën, që Shqipëria ka aq shumë nevojë!

“GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT! 🤲🇦🇱

Agjërim të lehtë dhe të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe familjet e tyre kudo ndodhen!

Me veprat tona të mira, siç na udhëheqin porositë e Profetit dhe Kurani, të bashkohemi për të rikthyer shpresën, që Shqipëria ka aq shumë nevojë! NGA MOT GËZUAR!”, shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco