'A ia jep ti paratë këtij djalit?'/ Koka tregon SMS-të e Ramës: I shkruante Hysenbelliut për statuset në FB

19:19, 22/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka deklaron se Edi Rama shantazhon dhe iu bën presione pronarëve të mediave jo vetëm kur linja editoriale nuk i përshtatet, por edhe për qëndrimet personale të gazetarëve. 

Koka kujton rastin e tij kur punonte te News24 dhe pas çdo postimi kritik në Facebook, Rama i shkruante mesazhe pronarit të medias, Irfan Hysenbelliu. 

Ai thekson se i gjithë komunikimi i kryeministrit ishte shantazhues. 

"Nga 2015-2017 kam qenë punonjës në News24 si moderator. E kam parë se si zoti Rama komunikonte me zotin Hysenbelliu. Shkruaja statuse në Facebook dhe ndonjë shkrim. Në dy raste kam parë SMS e dërguara nga Rama drejt z.Hysenbelliut. Patëm një ballafaqim për shkak të presionit të Ramës. Më tha, ajo që ju shkruani në Facebook më shkakton probleme me qeverinë. Nuk e kishte problemin te News24, Balkanweb, Panorama, Gazeta Shqiptare, por edhe tek statuset e një gazetari 27-vjeçar atë kohë në Facebook. Dhe mesazhi i parë ishte, i çonte statusin tim dhe i thoshte: A je ti pronar i këtij Tv? Por edhe për një shkrim me titullin "Linda Rama apo Linda Çaushevski", e kisha publikuar në Syri.net, i shkruante: 'A ia jep ti paratë këtij djalit? Thjesht mund ta kuptoni si komunikon Edi Rama me pronarët e mediave. Edhe zoti Hysenbelliu e pranoi se vërtetë kam patur presione, por jam munduar t'i administroj", tha Koka. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco