Sekuestrimi i ‘Prestige’/ Gjokutaj: Rama zgjodhi rrugën më të shpejtë përpara zgjedhjeve

19:22, 22/03/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se Rama ka konfiskuar biznesin e Hysenbelliut pa e dënuar për vepra penale  duke bërë VKM, konflikt të cilin e zgjidh procedura penale.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Gjokutaj tha se kryeministri ka zgjedhur këtë rrugë sepse i merr pak kohë, përpara se të arrinin zgjedhjet që të shfrytëzojë ambientin e 'Prestige' për punë vullnetare për fushatë.

“Kryeministri është shtyrë që të ketë dy lloje konfiskimesh, dy lloje dritash. Pra konfiskimi të jetë edhe si instrument pocedurial, penal, edhe si instrument administrativ. Pra, ka të njëjtën efekt si të vendos gjykata si të vendos kryeministri, ai të merr pronen. 

Ndryshe do duhet një kohë e gjatë në shtrirje, duhet të dënohet penalisht njëherë për pastrim të  produkteve  të veprës  penale, trafikime, kontrabanda e histrorira të tilla. Po çfarë ndodh? Ky thotë me një të rënë lapsit, me ata që kanë gjë merret prokuroria, me ata që s’kanë gjë merrem unë thotë.

Që do të thotë ky ka bërë një VKM, konflikt të cilin e zgjidh procedura penale. Nuk mund të ketë dy baza ligjore për të njëjten gjë. Pra, nëse dikujt do ti konfiskohet prona nuk mund ti konfiskohet pa u dënuar penalisht, pra pa u deklaruar fajtor për një vepër penale  e cila sjell të ardhura të paligjshme.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco