'I dole nga rreshti, të shpall armik'/ Koka: Rama, Hysenbelliut i vendos sekuestro - ja si favorizon oligarkët e kullave

18:55, 22/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka shprehet se Edi Rama vepron me dy standarde për ndërtimet që kanë shkelur lejet zhvillimore. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Koka u shpreh se kush i del nga rreshti, Edi Rama e shpall armik. 

Ai theksoi se Irfan Hysenbelliut, Rama i sekuestron pronën, ndërsa oligarkët që kanë ndërtuar kulla pa leje në Tiranë i favorizon duke iu dhënë të drejtën e para blerjes. 

"Rama edhe kur e shkel ligjin, e shkel me dy standarde. Irfan Hysenbelliu akuzohet nga qeveria pak a shumë që akuzohen edhe këta që kanë ndërtuar kate pa leje në Tiranë dhe që u jepet e drejta e para blerjes. Të dyja palët akuzohen se kanë zhvilluar ndërtim në kundërshtim me lejet zhvillimore. Për Hysenbelliun, ia marrim dhe ia japim shërbimeve sociale, bëjmë bamirësi, ditën e Nevruzit, godet Hysenbelliun, i sekuestron pronën, ndërsa për oligarkët e tjerë që janë pjesë e oborrit dhe nuk bëzajnë kundër Edi Ramës u jep të drejtën e parablerjes dhe nuk paguajnë asnjë lek se në fund fare do të dalë ndonjë vendim që ua legjitimon. 

"Prestige" ishte një nga investimet më serioze në turizëm, në Golem. Kur ti je kundër Edi Ramës, të sjell skifterët, pasi të ka shkatërruar investimin. Kur ti je afër Edi Ramës, siç është Olta Xhaçka, Edi Rama ta merr burrin dhe ta bën investitor strategjik. Kur i del nga rreshti, të shpall armik", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco