Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Sulmi ndaj 'Prestige'/ Klodiana Lala: Akt arbitrar nga qeveria, gjykata s'ka dhënë ende vendimin!

18:43, 22/03/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, se qeveria po kryen një akt arbitrar ndaj Prestige Resort, biznes i pronarit të News24, Irfan Hysenbelliu. 

Lala tha se institucionet po shkelin ligjin, pasi gjykata ende nuk ka dhënë vendimin për palët e përfshira në konflikt, qeveria dhe Hysenbelliu Grup. 

"Garanti në këtë konflikt është gjykata. Gjykata nuk e ka thënë ende fjalën e saj për të na lënë të kuptojmë se ku qëndron problemi,ë shtë kompania private apo institucionet shtetërore me arbitraritet po kryejnë shkelje dhe me forcë po kryejnë një konfiskim. Sa kohë nuk ka vendim gjykate, kjo është shkelja e parë e rëndë. 

Ka një urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Financave sipas të cilëve duhet të kalojnë dy prona të "Prestige Resort" në konfiskim për personat me aftësi të kufizuara. Ky urdhër i përbashkët është atakuar në gjykatën administrative nga ana e kompanisë Hysenbelliu grup. Gjyqtarja Afërdita Maho ende nuk është shprehur me vendim gjyqësor. Ne ende nuk e kemi të qartë se cila nga palët nuk ka të drejtë.

Në një ditë pushimi zyrtar, sot është një festë fetare dhe duhet të respektohej. Duhej të respektoheshin hallkat ligjore. Ne nuk na është dhënë mundësia të kuptojmë cila nga palët ka të drejtë, Hysenbelliu Grup apo institucionet shtetërore? Pse i gjithë ky nxitim? Ky reagim vjen pak ditë pas raportit të DASH", tha Lala. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco