Skandali/ Juristi Trenova: Shkelje kushtetuese, nuk konfiskohet prona e qytetarit me VKM

18:43, 22/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Taske Force në Syri Tv me moderatoren, Sonila Meçon ishte avokati-juristi, Gent Trenova.

Tranova është shprehur se nuk konfiskohet prona e qytetarit me vendime qeverie por vetëm me një vendim të gjykatës.

"Fjala konfiskim në kuptimin ligjor duhet të përmbajë një vendim gjykate, të formës së prerë dhe behët me forcën e përmbarimit.

Konfiskimi ndodh kur kemi një vendim të dënimit penal për kryerjen e një krimi ose kur pasuria që ka personi nuk justifikohet dhe ligji thotë se kjo psauri kalon në favor të shtetit me vendim konfiskimi. Ky është proceduar dhe koncepti i konfiskimit.

Sot qeveria paska policia shkuar në ‘Prestige Resort’ se ka një vendim qeverie, ku ajo vendim qeverie është goditur me një padi në gjykatë dhe nuk ka asnjë bazë ligjore dhe është antikushtetues.

Këtu jemi në pjesën e konceptit të konfiskimit, por një vendim qeverie të konfiskojë pasurinë e një indidvidi është gati e pamundur dhe nuk ndodh."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco