Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Edi Rama nën akuzë të pashmangshme!

Edi Rama nën akuzë të pashmangshme!

18:25, 22/03/2023
A+ Aa A-

Edi Rama ka shpërdoruar detyrën dhe shkelur haptaz Ligjin për funksionimin e Këshillit të Ministrave. 

Edi Rama ka shpërdoruar hapur dhe me qëllim detyrën dhe nga kjo nuk shpëton dot qoftë në aferën e inceneratorëve, qoftë në sulmin mafioz mbi Prestige Resort.

SPAK-u ja ku e ka Ligjin dhe Shpërdorimi i Detyrës nga Edi Rama për inceneratorët është sa një mal.

"L I G J Nr. 9000, datë 30.1.2003 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE" flet qarte:

Neni 2

Kryeministri

1. Kryeministri, përveç kompetencave të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligje të veçanta, ushtron edhe këto kompetenca:

[▪️] a) përfaqëson dhe drejton Kryeministrinë;

[▪️] b) u kërkon ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative, për çështje të fushës që ata mbulojnë;

[▪️] c) pezullon zbatimin e akteve të ministrave, të drejtuesve të institucioneve qendrore, në varësi të tij ose të ministrave, me nismën e vet ose me kërkesë të subjekteve të interesuara, kur konstaton shkelje të Kushtetutës, të ligjeve, ose të akteve të Këshillit të Ministrave.

Edi Rama as ju ka kerkuar fare ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative per aferen e inceneratoreve, por ka vene firmen me ndergjegje te plote, po ashtu ka mbeshtetur shkeljen mafioze te ligjit dhe gjykatave ne sulmin ndaj Prestige Resort.

Megjithese shkeljet jane konstatuar edhe nga vete ministrat e tij, Edi Rama nuk ka pezulluar zbatimin e akteve korruptive të ministrave që ishin në shkelje te ligjit dhe Kushtetutës, por perkundrazi i ka miratuar ato se bashku me Sekretarin e Pergjithshem te tij.

Ndaj SPAK kot i fshihet marrjes së Edi Ramës në përgjegjësi penale për Shpërdorim Detyre për aferën e inceneratorëve.

Edi Rama nuk shpëton dot dhe do përgjigjet në mos sot nesër, por së bashku me të do të përgjigjet edhe SPAK-u vetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco