Sulmi i qeverisë ndaj 'Prestige Resort'/ Boçi: Rama ka sfiduar hapur drejtësinë dhe raportin e DASH

Sulmi i qeverisë ndaj 'Prestige Resort'/ Boçi: Rama ka sfiduar hapur drejtësinë dhe raportin e DASH

18:17, 22/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas aksionit të qeverisë ditën e sotme ndaj Prestige Resort duke konfiskuar paligjshmërisht ambientet e këtij biznesi.

Boçi shkroi se Rama po vijon çmendurinë e tij me “Prestige Resort” duke sfiduar hapur jo vetëm drejtësinë shqiptare, por edhe Departamentin Amerikan të Shtetit vetëm 48 orë pasi ky raport denoncoi veprimtaritë e qeverisjes.

“Edi Rama vazhdon çmendurinë e tij me “Prestige Resort” duke sfiduar hapur jo vetëm drejtësinë shqiptare por edhe Departamentin Amerikan të Shtetit. Vetëm 48 orë pasi në raportin e DASH u shkrua me gërma të mëdha se si qeveria dhe kryeministri cënuan lirinë e medias duke i vendosën tritol resortit të biznesmenit, Irfan Hysenbelliu për shkak të linjës editoriale të mediave që ai drejton, Rama urdhëron konfiskimin e “Prestige Resort”. Si burracak që është gjithçka arbitrare që ndodh në këtë vend, realizohet gjatë kohës që ai vetë është në charter për të shkuar jashtë vendit.

Duke shprehur mbështetjen maksimale për “Focus Media Group” dhe çdo gazetar që punon në këto media, dua të vlerësoj maksimalisht rezistencën qytetare të biznesmenit Hysenbelliu në një betejë që prej më shumë se 1 viti Edi Rama dhe gjithë institucionet shtetërore i kanë shpallur bizneseve të tij. Shqiptarët e kanë kuptuar prej kohësh që jetojnë në një regjim. Është koha që faktori ndërkombëtar dhe selitë e tyre diplomatike në Shqipëri të ndalin një të çmendur që po detyron çdo media të kthehet në një altoparlant i sukseseve imagjinare të qeverisë së tij”, shkroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco