VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Lulzim Basha e ktheu Partinë Demokratike në një OJQ të majtë

17:16, 22/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se monizmi rrëzohet nga një forcë konservatore e qendrës së djathtë. Gjatë konferencës për një doktrinë të së djathtës shqiptare, Berisha u shpreh se një forcë që nuk mbron interesin kombëtar, nuk duhet të ekzistojë, ndërsa u shpreh se Partia Demokratike vendosi vlerat konservatore në themelet e qeverisjes së saj.

Nga SYRI TV

‘Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë mund të përmbysë këtë monizëm’, Kështu u shpreh, lideri i opozitës Sali Berisha gjatë konferencën për idetë konservatore dhe trupëzimin e tyre në një Doktrinë të së djathtës shqiptare. Në fjalën e tij, Berisha teksa denoncoi praktikat që ndoqi ish kreu I PD-së gjatë drejtimit të opozitës, u shpreh se një forcë që nuk mbron interesin kombëtar, nuk duhet të ekzistojë.

Sali Berisha solli në vëmendje edhe vlerat konservatore që Partia Demokratike vendosi në themelet e qeverisjes së saj.

Berisha u ndal edhe tek 22 marsi I vitit 1992, dita që shënoi përmbysjen e regjimit komunist ne Shqipëri.

Lideri demokrat akuzoi qeverinë Rama për politikat që ka ndjekur gjatë këtyre viteve, te cilat kane çuar ne largimet masive nga vendi. Kreu i opozitës theksoi se nga ky shpopullim, vendi ka humbur një gjeneratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco