Gazetari Hoxhaj: Bashkia e Kuçovës tender korruptiv, fiton kompania me ofertën më të lartë për asfaltin elektoral

16:51, 22/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte gazetari Julian Hoxhaj.

Hoxhaj është shprehur se bashkitë kanë filluar të japin tendera elektorale për të mbledhur sa më shumë vota në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 maj.

Bashkia e Kuçovës ka dhënë një tender kompanisë që ka pasur ofertën më të lartë se 12 kompanitë e tjera në garë.

"Kjo është në vazhdën e shumë vëzhgimeve dhe investigimeve që Syri Tv ka kryer. Për sa i përket tenderave elektoral. Së fundi bashkia e Kuçovës ka zhvilluar një tender për rehabilitimin e rrugëve dhe kompania që fitoi tenderin ka dhënë ofertën më të lartë ekonomike në krahasim me 12 kompanitë e tjera që merrnin pjesë.

At kanë dhënë shumë justifikime qesharake ku aludonin për arsyet e skualifikimin e kompanive që jepnin gati 12 milionë lekë më pak se kompania fituese.

Tenderi kishte një projekt për rrugën gorja në bashkinë Kuçovë ishte një rrugë më gjatësinë 1.5 km me 7 cm asfalt, ku do të shpenzoheshin rreth 360 milionë lekë në prag të fushatës elektorale.

Në të gjitha bashkitë, dhe kryesisht në ato që po investigoj unë po zhvillohen tendera të tillë elektorale. Në bashkitë ku ka pasur mungesa votosh sot po u çon asfalt elektoral që të sigurojë një numër më të lartë votash.

Bashkitë po kalojnë dhe kapacitete e tyre financiare duke kryer procedura tenderash të tilla në prag të fushatës elektorale".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco