Rama i kërkoi Hysenbelliut të sulmonte Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, gazetari: E paprecedentë!

Rama i kërkoi Hysenbelliut të sulmonte Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, gazetari: E paprecedentë!

14:27, 22/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri e ka konsideruar shumë të rëndë, një dëshmi të bërë publikisht sot nga Irfan Hysenbelliu, biznesmeni dhe pronari i një grupi të madh mediatik kundër kryeministrit Edi Rama dhe pikërisht, kërkesën e bërë nga Kryeministri Edi Rama për të sulmuar Ministrin e Jashtëm të qeverisë.  

 "Metoda mafioze" i emërtoi Tomorri, këto sulme të dirigjeruara nga Rama.

"Irfan Hysenbelliu ka bërë një denoncim shumë të rëndë sot që duket se nuk po merr vëmendjen e merituar, - shkroi Tomorri në Fb. -  Pronari i "News 24: deklaroi se Kryeministri i ka kërkuar që të sulmonte Ministrin e Jashtëm. Edhe pse Hysenbelliu nuk e thotë emrin, me shume gjasa bëhet fjalë për Ditmir Bushatin.

Kjo është e paprecedentë! Një kryeministër që udhëzon mediat të sulmojnë një anëtar të kabinetit të tij gjatë kohës që është në detyrë!!! Nuk ka rast të dytë në historinë botërore.

Pse është shumë e rëndë?! Sepse këto janë metoda mafioze. Vetëm mafia, në rrethana të caktuara dhe për interesa të caktuara nxjerr në pritë anëtarët e saj. Ne nuk e dimë sa i vërtetë është denoncimi i Hysenbelliut, por dimë disa fakte të tjera.

Diku nga 2019-a, në mediat afër Qeverisë nisi një furtunë sulmesh për Ditmir Bushatin. Një televizion që drejtohej nga një ish-socialist, pati bërë dhe program investigativ për emërimet në ambasada dhe pasaportat diplomatike, ndërsa në portale shkruheshin editoriale ku goditej Bushati.

Ndoshta është sajesë. Më mirë të jetë ashtu, për të gjithë. Por, nëse është e vërtetë, ky është një turp i madh. Shumë i madh," thekson Klodian Tomorri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco