Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Plagët e reja që Reforma Unike i shkaktoi sistemit të drejtësisë

Plagët e reja që Reforma Unike i shkaktoi sistemit të drejtësisë

13:46, 22/03/2023
A+ Aa A-

Nga Besnik Muçi 

Raporti i DASH lidhur me drejtësinë.

https://www.state.gov/.../2022-country-reports.../albania/

Në fillim të analizës sime po citoj tre fragmente nga Raporti i Departamentit të Shtetit të USA mbi të Drejtat e Njeriut në Shqipëri i vitit 2023:

Significant human rights issues included: problems with the independence and integrity of the judiciary; lack of independent media; and persistent corruption in government, law enforcement, and municipal institutions.

Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin: problemet me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeveri, institucionet e zbatimit të ligjit dhe organet e pushtetit lokal.

Corruption existed in all branches and levels of government, including through public procurement and public-private partnerships, though authorities made progress during the year in combatting corruption and ending impunity.

Korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, duke përfshirë prokurimet publike dhe partneritetet publike-private, megjithëse autoritetet bënë përparim gjatë vitit në luftën kundër korrupsionit dhe dhënien fund të mosndëshkimit.

Although the constitution provides for an independent judiciary, political pressure, intimidation, corruption, and limited resources prevented the judiciary from functioning fully, independently, and efficiently.

Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase.

Zgjodha citimet e mësipërme të Raportit të Departamentit të Shtetit të USA për të treguar esencën, thelbin e tij për situatën në Shqipëri lidhur me zbatimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Sistem gjyqësor jo i pavarur dhe pa integritet, pa media të lira dhe të pavaruara, korrupsion në çdo qelizë të qeverisë. Kjo është panorama e zymtë që çdo qytetar shqiptar e sheh dhe e prek çdo ditë por që në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë na i thotë DASH-i për të kuptuar se sa e trishtë është situata.
Çdo detaj i Raportit kërkon një analizë të hollësishme për të kuptuar se cilat janë arsyet dhe shkaqet që jemi në këtë gjendje, për të parë nëse ka rrugë daljë dhe nëse po çfarë duhet të bëjnë institucionet tona.

Unë nuk do analizoj gjëndjen e rëndë të Institucioneve të Qeverisë, të Institucioneve të tjera Ligjzbatuese apo të Pushtetit Vendor por shkurtimisht do qëndroj te situata e Sistemit të Drejtësisë.

U bënë 7 vjet, nga viti 2016, që ne bëmë një Reformë “unike” në sistemin e drejtësisë, sikurse tha ish ambasadori i OSBE-së Soreka. Në vitet 2014-2015 pati një fushatë mediatike, furtunë, nga qeveria e sapo ardhur në pushtet, disa nga ambasadat dhe institucionet ndërkombëtare në Shqipëri si dhe nga të gjitha organizatat joqeveritare të mbështeura dhe financuara nga qeveria dhe këto ambasadat e instiutucione. Sulmuan pa skrupuj drejtësinë dhe ua prezantuar shqiptarëve si një sistem gjyqësor të korruptura, të varur politikisht dhe joefiçent. J'u paraqitën shqiptarëve sitemin e drejtësisë si të keqen më të madhe të këtij vendi dhe si burimin e të gjitha të zezave të tyre pas viteve 90.

Gjithfarë personazhesh anonime, me formime akademike mediokër dhe pa asnjë lloj përvoje apo kontributi konkret pushtuan televizionet dhe mjedisin publik duke shfrytëzuar dhe manipiuluar hallet dhe shqetësimet e shqiptarëve duke trumbetuar çdo ditë se të gjtha ato vijnë nga drejtësia e korruptuar dhe e kapur politikisht. OJQ-të nga zyrat e tyre pregatisnin dhe publikonin sondazhe nga ku konkludonin se shqiptarët në masë dërrmuese ishin të pakënaqur nga drejtësia dhe kërkonin reformimin e saj. Qeveria dhe Legjislativi nuk u interesonte këtyre “misonarëve” të dretësisë së re. Pregatitën dhe një raport të zi për gjyqësorin dhe na proklamuan nevojën për një reformë rrënjësore. Dhe këtë e bënin ata që nuk kishin punuar asnjë ditë gjyqtar apo prokuror. E bënin ata që u merrej fryma dhe alivanoseshin kur hynin edhe si vizitorë një një sallë gjyqi. E bënin si ai tifozi që ka parë futboll vetëm nga shkallët e stadiumit që 10 vjeç, nuk ka prekur top futbolli me këmbë në jetën e tij, dhe merr përsipër të revolucionalizojë rregullat e futbollit duke propozuar psh që të shkrijmë Ligën Profesioniste dhe të krijojë një kampionat me ekipet e lagjeve.
Obsolutisht me këto mendime nuk dua të them që drejtësia nuk kishte probleme, madje të rënda, dhe që nuk kishte nevojë që këto të adresoheshin dhe zgjidheshin. Por problemet e saj ishin si të gjitha institucioneve të tjera të shtetit të ri demokratik shqiptar madje në raport me dy degët e tjera të qeverosjes, Ekzekutivit dhe Legjislativit, ishin shumë më të vogla.

Opinioni u bind, Parlamenti, me hir dhe pahir, e votoi reformen unike, sikurse e servirën ekspertët që, në të shumtët, nuk kishin parë një sallë gjyqi me sy. U shkelën me të dyja këmbët të gjtha parimet bazë të ndërtimit dhe funksionimit të gjyqësorit në një sistem demokratik qeverisje. Filloi zbatimi. Drejtësia u shndërruar në një kantier ndërtimi. U vëndos rrethimi dhe tabela, si ato sheshet e ndërtimit, ku nuk lejohet të kalosh dhe të shikosh se çpo ndodh brenda.

Po çfarë ka ndodhur pas 7 vitesh me sistemin e Drejtësië? U shkatërua çdo gjë si një ndërtesë e vjetër dhe filloi ndërtimi i të resë nga themelet. Në shesh punohet ende. I gjithi i paralizuar. Gjykatat dhe prokuroritë janë më gjysmën e stafit të tyre. Gjykata e Lartë dhe Apeli gjykojnë çëshje të vitit 2018. Qytetarët janë ende në pritje të rezultateve të reformës unike. Shumë prej tyre mosha nuk po i lë të shikojnë zgjidhjet e çëshjeve jetike pasi dosjet janë në sirtare.

Kthehemi tek Raporti i DASH lidhur me gjendjen e sistemit të drjetësië në Shqipëri. Çfarë thotë? Si e sheh Amerika këtë sistem plot 7 vite pas reformes të cilën edhe vetë e ka sponsorizuar, financuar dhe mbështetur edhe me ekspertë? Raporti është shumë i thjeshtë dhe i qartë sistemi i drejtësië në Shqipëri vuan nga 4 sëmundje të rënda: 1. PRESIONI POLITIK 2. FRIKËSIMI 3. KORRUPSIONI dhe 4. BURIMET E KUFIZUARA.

Në vitet 2014-2015 dy ishin plagët ose akuzat që i bëheshin gjyqësorit: i kapur politikisht nga partia në pushtet dhe i korruptuar. A ka ndryshuar diçka pas Reformës Unike? Jo. Të dyja këto plagë i ka ende drejtësia. Është nën presion politik, pra është e kapur nga partia në pushtet dhe është e korruptuar. Një plagë vjen nga jashtë sistemit dhe një plagë e vetëshkakton sistemi.

Por ka një ndryshim shumë të madh 7 vjet pas Reformës Unike. Sistemi i drejtësisë ka dhe dy plagë të tjera të rënda që nuk i kishte në vitet 2014-2015 dhe nuk i kishim dëgjuar gjatë këtyre 32 vjetëve demokraci.

Sot Drejtësia është e FRIKËSUAR. Po nga kush mund të jetë e frikësuar drejtësia? Nuk besoj nga qytetarët e thjeshtë apo nga opozita. Dy aktorë mund të frikësojnë drejtësinë: pushteti, qeveria, dhe krimi. Pra pushteti kur nuk e kontrollon dot politikisht e frikëson. Dhe fakt tjetër tronditës është që edhe krimi sot frikëson drejtësisë. Në këto 32 vjet mund të ketë pasur nonjë problem të tillë në hetimin dhe gjykimin e krimeve të veçanarisht të rënda por në asnjë mënyrë nuk ka qënë një problem sistemik. Ku e gjen kurajën krimi të frikësojë drejtësinë? A i ka qeveria të gjtha mekanizmat që të mos e lejojë një gjë të tillë? Po i ka. Por duket se qeveria e sotme për qëllime të kuptueshme e ka lënë drejtësinë që të jetë pre e shantazhit dhe frikësimit nga krimi.

Plaga tjetë e rëndë që sot ka sistemi i drejtësisë, dhe që është e turpshme, janë BURIMET E KUFIZUARA. Këtu përfshihen, veç numrit të përgjysmuar të gjytarëve dhe prokurorëve, edhe mungesa e financimit, personelit tjetër ndihmës dhe e gjithë logjistikës së nevojshme për të patur një drejtësi efiçente. Po kush i ka në dorë këto burime për drejtësinë dhe nuk i jep? Edhe këtu përgjigja është e qartë qeveria. Po pse nuk i jep? E qartë përsëri sepse nuk dëshiron një sistem drejtësie funksional dhe efiçent që do përbënte rrezik permanet për çdo abuzim apo keqeverisje të saj.

Pra në fund të analizës del që drejtësia e re pas reformës unike ka katër plagë, dy nga të cilat nuk i ka pasur më parë. Një prej tyre, korrupsioni, është i lidhur me vetë sistemin, vetëshkaktohet nga gjytarët dhe prokurorët që e përbëjnë atë dhe që duhet adresuar dhe goditur me shumë forcë. Ndërsa tre plagët e tjera, varësia politike, frikësimi dhe burimet e kufizuara, ja shkakton me vetëdije të plotë Qeveria. Madje paradoksi është që ja shkakton ajo qeverisje që erdhi në pushtet me flamurin e reformit të sistemit gjyqësor e rindërtoi nga e para dhe sot del që na paska ndërtuar një sistem që veç plagëve të vjetra i ka futur në trup dhe dy thika të mprehta: FRIKËSIMIN DHE BURIMET E KUFIZUARA.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco