KAFE SHQETO/ Arben Ahmetaj nën hetim, Burimi: Nuk është SPAK-u që dënon, mos harroni rastin e Tahirit

12:42, 22/03/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimin për tre vepra penale ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Çështja ndaj tij është regjistruar për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Hapi i radhës që mbetet në kompetencë të SPAK është nëse kjo strukturë do t'i drejtohet Kuvendit me kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit apo jo, ish-numrit dy të qeverisë.

Genc Burimi analist ishte i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ku u shpreh se mundet dhe që procedura nnga SPAK të ndalojë për ndonjë gabim teksa kujtoi edhe faktin se pas SPAK-ut vjen drejtësia dhe se juk është SPAK që dënon, duke rikujtuar kështu rastin e Tahirit.

“Është fillimi mbarë, por duhet parë nëse është parodi apo ambicie t'i shkohet deri në fund sepse mund të ndodhë që thjesht procedura të ndalojë në mes për një gabim. Ka ndodhur kjo në të kaluarën dhe me Lulzim Bashën kështu që duhet parë dhe njëherë ka apo jo seriozitet në fillimin e këtij hetimi sepse që në fillim ky hetim qe pak i ngadaltë ose inegzistent, ishte shtypi që insistoi me prova, që detyroi hetuesit të hapin hetimet.

Pas SPAK-ut vjen drejtësia, pra nuk është SPAK-u që dënon, kujtojmë vendimin përfundimtar të Tahirit, ai nuk u dënua për korrupsion apo jo? Domethënë që është një aferë shume e gjatë, dihet që Ahmetaj ka qenë krah i djathtë i Ramës kështu që në njëfarë mënyre dihet” u shpreh Burimi.

Pyetur nga moderatori Flavio Qarri nëse e shikon SPAK si të detyruar për të ndërhyrë ndaj Arben Ahmetajt, të përdorur në një klimë shfrytëzimi nga ana e kryeministrit në një luftë të brendshme apo kemi të bëjmë me një hetim të pavarur, Burimi u përgjigj:

“Nuk e besoj që është një tentativë për luftë të brendshme është po aq e rrezikshme sa të përdorte Putin bombën bërthamore në Ukrainë, pasi pasojat e shpërthimit nuk i kontrollon dot, përkundrazi sigurisht që Rama është i nevrikosur pas deklaratave të Ahmetaj ku i kërkon Ramës të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin, nëse ju kujtohet. Aty menjëherë Rama ju kundërpërgjigj duke thënë që është në interesat e tij që te mos jetë ai gjykatësi se do hanin shumë vite burg, kjo ishte ideja dhe pse nuk i tha kështu. Kjo mund të lexohet si larje hesapesh. Rama përdor ligjin e heshtjes “U kape, qepe gojën, do mundohemi ta zbusim dënimin dhe kaq mbaron puna, aq sa ke fituar e lan shumë herë atë që do shpaguash me dënim”".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco