Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Hysenbelliu: Rama kërkoi që të shisja News 24 ashtu siç u shit ABC News!

Hysenbelliu: Rama kërkoi që të shisja News 24 ashtu siç u shit ABC News!

11:53, 22/03/2023
A+ Aa A-

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka reaguar ashpër sot pas mësymjes që ka nisur prej mëngjesit për konfiskimin e “Prestige Resort”.

Në një intervistë për News 24, Hysenbelliu shprehet se sulmet e kryeministrit ndaj tij vijnë për shkak se nuk pranoi të shiste televizionin dhe as të ndryshonte linjën editoriale.

“Unë ndihem shumë i qetë se nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Kryeministrit i janë botuar kartelat psiqike të tij. Nuk shqetësohem për këtë. Raportet e kryeministrit me mua thonë se kanë qenë shumë të mirë. Qëkur ishte në bashki dhe më pas kemi pasur debate, për shkak se ai tjetër gjë ka në shpirt dhe tjetër gjë pasqyron.

Kohë më parë bashkë me shefin e IKMT-së, çonte vazhdimisht policinë. I shkruaja sms dhe i thosha “po u çoj ujë dhe bukë, ti vazhdo mbaji aty”. Rama është një aktor shumë i zoti, tjetër gjë pasqyron dhe ndryshe vepron. Kur ishim në Beograd rastësisht bashkë, të nesërmen çoi policinë te ‘Prestige’. Kur isha në SHBA, sa më pa që dola në media, i vuri tritolin. Këto ditë kam qenë me familjen në Athinë, ai ishte aty në të njëjtin hotel. Aty shkëmbeheshim, atij i rrotulloheshin sytë saqë u largua.

Pse e shqetëson kaq shumë atë njeri? Nuk kam qenë nga ata botues që t’i bëja presione njerëzve të rëndësishëm. Rama më thoshte ‘bëji presion një ministri të jashtëm’. Më çoi SMS “bëji transparencën deri në fund ministrit të jashtëm dhe pastaj fshije këtë sms”. Si mund t’ia bëja unë këtë ministrit të jashtëm kur ai bënte detyrën, gëzonte respekt në punën e tij. Rama e nisi këtë se nuk isha pjesë e vijës së tij editoriale. Jam munduar të mbaj ekuilibra, pasi jam biznesmen dhe kam mbi 2 mijë të punësuar.

Ne para zgjedhjeve kemi pasur shumë debate. Në një sms i kam thënë: “unë me median nuk jam në ekstrem me ty, por brenda shpirtit jam kundër teje pasi nuk dua të jesh një Erdogan i dytë”,” tha Hysenbelliu.

“Rama është rrezik për vendin. Ai e nisi me sulmin ndaj mediave. Le të dalë një gazetar dhe të thotë nuk e marr rrogën 100% në bankë. Ai donte që unë ta shisja News 24 siç u shit ABC. Kam pasur një administrator që ishte më parë deputet i PS. Ditën që iku ai, AMA çoi një letër që do të mbyllte sinjalin.

Ku të shkojmë në gjykatë? Motra e zëvendëskryeministres ka në kontroll gjyqësorin. Çdo gjyqtar është i frikësuar. Si ka mundësi që kur shkëmbeheshim në hotel, a kanë një edukatë, bashkëshortja e tij që shkëmbehej me bashkëshorten time dhe fëmijët janë rritur bashkë? Për mua ka ardhur koha që këtij njeriu t’i tregojnë vendin.

Unë edhe nëse e humbas biznesin, nuk shqetësohem. Këtë dëm Rama do ta paguajë në Gjykatën Ndërkombëtare. Ambasadat dhe diplomatët e huaj duhet të zgjohen. Nuk mundet një kryeministër që ta kthejë vendin në pronë private. Ky është standardi më i keq në historinë e Shqipërisë.

Një mikut tim politikan i kam shkruar: “14 maji duhet të tregojë sa u duan shqiptarët, në të kundërt duhet të hapin krahun”. Shqiptarët duhet të zgjohen, mediat e mia nuk do të rreshtin së mbështeturi.

Si mund të rrijë kryeministri, kur ministri i brendshëm u fut në burg? Ju mendoni se drogën e bënte vetë Tahiri dhe kryeministri nuk e dinte? Si ka mundësi që zv.kryeministrin e tij kërkon ta fusë në burg? Nuk e fut dot në burg se po e futi, do të bëhet i penduar zv.kryeministri dhe Rama do të futet vetë në burg. Pse Rama përdor 2 standarde? Te unë vë tritolin, të tjerët i bën me parablerje?” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO22/03/2023 12:49

Në këto ditë je në të drejtë ligjore e njetëzore..., por duhej ta dije sa më poshtë: "Në qoftë se je tiran, nuk mund të kesh miq. Niçe". Tani po e merr vesh kush është km-ja, tani që po e provon mbi veten tënde se sa të drejtë ka patur Niçe! P.s Fundi i tiranëve dihet!!!

Shto koment

Denonco