Sulmi kundër ‘Prestige’/ Zyrtarja me ‘fytyrën’ e Ramës: S'njohim gjykatën

Sulmi kundër ‘Prestige’/ Zyrtarja me ‘fytyrën’ e Ramës: S'njohim gjykatën

11:02, 22/03/2023
A+ Aa A-

Vetëm pak pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit, ku kritikohet ashpër sulmi i kryeministrit Edi Rama mbi ‘Prestige Resort’, skandali është thelluar.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar konfiskimin e mbetura të këtij resorti, me pretendimin se duhet t’i kalojnë Shërbimit Social.

Pa një urdhër gjykatë dhe në një ditë pushimi, forca të shumta policore kanë zbarkuar te ky resort.

Ndërkohë, një zyrtare e Shërbimit Social tregoi edhe ‘fytyrën’ e vërtetë të regjimit të Ramës, kur tha se nuk i intereson vendimi i gjykatës.

“Jam këtu për të bërë punën time. Ju duhet të më lejoni të bëj punën time. Jam drejtuesja e institucionit, e Qendrës së Zhvillimit që i është dhënë kjo godinë. Ai pezullim ka rënë poshtë. Ju vazhdoni me gjykatën, ne do bëjmë punën tonë. S’kam koment! Njoftimi zyrtar është bërë! S’kam koment. Kam ardhur të bëjë punën time. Do marrim në administrim godinat. Nuk quhet dhunë,” tha ajo.

Avokati i “Hysenbelliu Group”, Erion Kanxheri ka thënë se me ndërhyrjen në “Prestige Resort” policia është në shkelje të plotë, pasi sqaron se nuk ka një urdhër që të lirohen godina. Po ashtu bëri me dije se do të kallëzojnë hyrjen me dhunë në pronë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO23/03/2023 18:55

Do e shikoni që dhe SYRI do më "miklojë"...

Shto koment

Denonco