Edi Rama sfidon DASH/ Sulmon ‘Prestige Resort’ në një ditë pushimi

Edi Rama sfidon DASH/ Sulmon ‘Prestige Resort’ në një ditë pushimi

10:38, 22/03/2023
A+ Aa A-

Policia ka mbërritur në ambientet e ‘Prestige Resort’ për të konfiskuar godinën pa asnjë vendim gjykate dhe për me tepër në një ditë pushimi zyrtar.

“Nëse po thoni që na jepni kohë për të liruar godinën, duhet të na kishit njoftuar zyrtarisht më përpara dhe jo të vinit në një ditë pushimi zyrtar. Për sot nuk keni sjellë njoftim zyrtar”, tha avokati i “Hysenbelliu Group”.

Por vendimi i Ramës vjen pikërisht pak pasi Departamenti i Shtetit kritikoi ashpër sulmin që Rama i bëri më herët resortit ‘Prestige’.

Shembja e ‘Prestige Resort’ ka zënë vend në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin e kaluar. Ky sulm ndaj një biznesi përmendet në raport si një trysni mbi mediat.

“Më 4 dhjetor, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi një hotel duke përmendur shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në datën 1 dhjetor, kompania e ndërtimit të resortit kishte depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Durrësit, duke kërkuar një vendim në pritje të shqyrtimit ligjor të urdhrit të prishjes së IKMT. Gjykata nuk caktoi menjëherë gjyqtarin dhe IKMT vazhdoi me shembjen. Pronari i hotelit, i cili gjithashtu zotëron disa media dhe biznese të tjera, pretendoi se hoteli i tij u shkatërrua për të mbytur kritikat dhe mospajtimet. Qeveria pohoi se veproi në përputhje me ligjet në fuqi dhe se kjo prishje ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të çrrënjosur ndërtimet e paligjshme në vend”, thuhet në raport.

“Vazhdon shqetësimi se kritikat e hapura ndaj qeverisë mund të kenë pasoja negative,” thuhet haptas në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco