Autobusi i aksidentuar në 'Astir', Këlliçi: Erion Veliajt po i bie fasada!

Autobusi i aksidentuar në 'Astir', Këlliçi: Erion Veliajt po i bie fasada!

22:38, 21/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i PD dhe koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pasi një tjetër urban i linjës së Unazës u aksidentua mbrëmjen e sotme në kryeqytet. 

Autobusi i Green Line u përplas me një automjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale. 

Në një postim në Facebook, Këlliçi shprehet se aksidenti i radhës tregon se Veliajt po i bie fasada. 

"Aksidenti dhe dëmet që ka shkaktuar sonte një autobus i transportit publik në Tiranë është dëshmi seriale e fytyrës së vërtetë dhe mënyrës së funksionimit të Bashkisë.

Me Erion Veliajn çdo gjë është fasadë, propagandë dhe e rreme. Nuk janë qytetarët prioritet, as siguria e tyre, as lehtësia në qarkullim. Dukja është përparësi dhe shitja në publik e një realiteti tjetër nga ai ekzistuesi.

Kallaji po i bie Veliajt nga dita në ditë. Qytetarët po shohin e po prekin me dorë se si janë qeverisur këto 8 vite, pa transparencë dhe me abuzime nga Veliaj e drejtorët e tij.

Më #14Maj e kthejmë Bashkinë Tiranë në shina, kthejmë punët me thelb e me rëndësi, shërbimet dhe sigurinë për qytetarët", thekson Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco