Paloka: Alibeaj është në misionin e vet për t'i shërbyer Ramës

22:33, 21/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i ftuar në “ A Show” me Adi Krastën ka thënë se Alibeaj është në misionin e tij për ti shërbyer Edi Ramës.  Paloka tregon se Alibeaj tashmë si i marrë peng është i detyruar të bëjë edhe ato që ai nuk dëshiron.

“Alibeaj është në misionin  e vet. Alibeaj do ti shërbejë Ramës deri në fund. Do bëjn gjithçka çfarë ti kërkojë Rama, se këtë ka të qënit ‘peng’. E thotë Berisha shpesh dhe duket ndonjëherë kështu si ... Ai është peng. Pengu është i detyruar të bëjë edhe kur s’do. Kështu që Alibeaj është në misionin  e tij. Ky është misioni i tij i vërteti” tha Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco