Elvi Fundo i tregon me emra: Gazetarët dhe mediat që kanë marrë para nga inceneratorët

22:13, 21/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundoi tregon me emra gazetarët dhe mediat që kanë marrë pagesa nga inceneratorët. 

Fundo tha në A Show me Adi Krastën në Syri Tv se pagesat për mediat kanë vazhduar edhe pasi afera u denoncua. 

"Inceneratori i Elbasanit nuk punon, është një kazan me naftë. Kërkon 2 mln dollarë në vit që të punojë. Nuk ka punuar kurrë, është në remont thonë, gënjeshtër. Nuk shkonin këta (mediat) për ta parë punon apo jo. Apo siç ndodhi gënjeshtra me inceneratorin e Fierit kur shkoi komisioni hetimor, kishin ndezur një transporter dhe thoshin po punon, ndërkohë që lekët këtej nëpër media kërcisnin. Nga Top Channel i pari, Caro Bollino i dyti. Carlo reagoi publikisht dhe tha kemi marrë pagesat dhe kemi bërë reklamat. Njësoj si të marrësh para nga mafia dhe i bën reklamë për plehrat. Para ka marrë Irfan Hysenbelliu, Fax News, Baton Haxhiu e të tjerë me radhë, lista është shumë e gjatë. Pagesat kanë vazhduar edhe pasi ne i kemi denoncuar", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco