Lumaj: Kërcënohemi me kanunin e Lek Dukagjinit, në 'Vatër' ka elementë kriminal

22:22, 21/03/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së organizatës shqiptare në Michigan ‘Vatra’, Valentin Lumaj ka bërë një deklaratë e fortë duke thënë se në ‘Vatër’ kërcënohen nga elemente kriminale  me kanunin e Lek Dukagjinit me gjak në sy të familjarëve të tyre.

Në një lidhje me Skype në “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv Lumaj i ka bërë thirrje opinionit publik shqiptar ta ndihmojnë këtë shoqatë në këtë periudhë të vështirë që po kalon.

"Në vatër ata kërcënohen me plumb në kokë. Kërcënohen me kanunin e Lek Dukagjinit me gjak në sy të familjes. Këto janë akte që unë  marr guximin ti publikoj sot, që janë të vërteta, janë të dokumentuara. Kjo ka ardhur vetëm mbasi në Vatër përveç elementeve jo të arsimuar kanë penetruar edhe elementet kriminale, ose me të shkuar ordinere, prandaj kjo është një periudhë shumë e keqe që po kalon Vatra. Unë po u bëj thirrje medieve, opinionit publik shqiptar, sepse Vatra nuk është vetëm e vatanëve, Vatra është ikonë, vlerë e kombit, është aseti i publikut shqiptar, ta ndihmoni Vatrën në këto ditë që ajo të kthehet në binarët e saj patriotik, të nacionalizmit dhe mbrojtjes së vlerave shqiptare."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco