Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

VIDEO-SYRI TV/ Ujërat e zeza në mes të Tiranës, Këlliçi: Impianti duhej të ishte bërë para 7 vjetësh, po Veliaj e ka fokusin te karrigia e Ramës!

14:15, 21/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës së bashku me zëdhënësen e fushatës, znj. Silvi Bardhi, kanë shkuar sot në Kashar, prej nga ku kanë treguar mbetjet e një investimi të rëndësishëm që duhej të ishte realizuar që në vitin 2016: Impiantin e ujërave të zeza të Tiranës, me qëllim që ato të mos e përshkojnë kryeqytetin mes për mes. Por, siç mund të konstatohet ende sot në vitin 2023, impianti nuk është ndërtuar sepse kryebashkiaku socialist Erion Veliaj ka probleme të tjera më madhore sesa problemi i qytetit. 

"Ndodhemi në Kashar, në vendin ku do të duhej të ishte impianti i përpunimit të ujërave të zeza për rreth 1 milionë banorë të Tiranës, - tregoi znj. Bardhi. -  Në këtë zonë ne kemi ardhur për të dëshmuar se një investim që duhej bërë që në vitin 2016 dhe I nisur në vitin 2014 nuk është bërë ende. Të gjitha ujërat e zeza të qytetit të Tiranës shkojnë në lumin Erzen dhe më pas ndotin Adriatikun. Kjo është një e vërtetë që ne kemi ardhur ta dëshmojmë. Tirana është kthyer në ndotësin më të madh të Adriatikut."

Në këtë pikë e mori fjalën Belind Këlliçi, kandidati për bashkinë e Tiranës, i cili vërejti: "Dhe në fakt nuk e meriton asnjë kryeqytet europian këtë lloj realiteti dhe aq më tepër kryeqyteti jonë Tirana. Historia është shumë e thjeshtë.  Investimi ka nisur që në vitin 2014 ku ka patur kohë, ju shihni tabelën pas nesh, ka patur kohë deri në dhjetor të 2016 për t’u mbyllur ky investim dhe për mos ta lënë Tiranën të vetmin kryeqytet në Europë ku ujërat e zeza kalojnë përmes kryeqytetit. 

Të gjithë e dimë që ujërat e zeza kalojnë çdo ditë përmes Lanës, kështu që kjo tregon pikërisht fokusin kryesor që ka sot kryetari  i bashkisë.  Ai nuk e ka fokusin fare te problemet e qytetit, nuk e ka fokusin fare te hallet, te shqetësimet e qytetarëve, por e ka te loja politike, te karrigia e Edi Ramës dhe te lufta e brendshme në Partinë Socialiste.

Kjo nuk I intereson qytetarëve. Qytetarëve iu intereson që investimet që vijnë, paratë e taksapaguesve, por edhe kur janë donacione, kur janë edhe para të huaja të partnerëve ndërkombëtarë që vijnë për të ndihmuar edhe për të rregulluar jetën e këtyre qytetasve, ato para të shkojnë në destinacion. \

Ky është një nga të shumtat raste, ky projekt, ku paratë dhe vullneti kanë qenë të gatshme, por mungon vullneti i kryetarit të bashkisë, sepse fokusi ii tij nuk është aspak përditshmëria juaj, halli dhe problem i qytetarit, por është halli i tij personal dhe sa bukur del ai në televizor.

Unë sërish jam këtu për të dhënë zotimin tim që do të vij shumë shpejt dita pas 14 Majit që së bashku ne të punojmë për Tiranën. Do të kemi një kryetar bashkie edhe një bashki që punon për qytetin dhe jo qytetin që punon për kryetarin e bashkisë.

Nuk do të kemi më para të taksapaguesve që shkojnë për luks, për paga për qoka, por këto para do të shkojnë për shërbime. Do shkojnë për kopshte, për shkolla, për çerdhe, për rrugë, për të përmirësuar komplet infrastrukturën në Tiranë dhe do të shkojnë aty ku i nevojiten qytetit. D

uke mos harruar një nga premtimet e mia kryesore që dhe paratë e inceneratorit të Tiranës nuk do të shkojnë më për t’u djegur, se e vetmja gjë që ka ndodhur me inceneratorin është që janë djegur milionat e eurove të kryeqytetit dhe janë para korrupsioni, por ato para korrupsioni do të stopojnë që në datë 15 maj dhe do të destinohen për të ndërtuar kopshte, shkolla dhe çerdhe që aq shumë i nevojiten kryeqytetit tonë," theksoi Belind Këlliçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco