Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Raporti i DASH/ PL: I vuri ‘vulën’ kapjes së shtetit. Presioni politik kufizoi median e pavarur

Raporti i DASH/ PL: I vuri ‘vulën’ kapjes së shtetit. Presioni politik kufizoi median e pavarur

14:25, 21/03/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PL-së, Endrit Braimllari ka reaguar sërish në lidhje me raportin e DASH, ku evidentohet mes shumë problematikash edhe shembja e paligjshme e ‘Prestige Resort’.

Në një deklaratë për mediat, Braimllari theksoi se Departamenti i Shtetit vë në dukje dhunimin e sigurisë juridike për pronën dhe presionin ndaj medias nëpërmjet shantazhit dhe gjobave në mënyrë që të mos mbajnë qëndrime kritike ndaj qeverisë.

Mes të tjerash Braimllari thekson se presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë.

Deklarata e plotë:

Jemi këtu sot për të përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e njeriut për vendin tonë. Raporti konfirmoi shumë qartë të gjitha shqetësimet e ngritura nga opozita në vazhdimësi për shkatërrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, me blerjen e votave dhe presionin ndaj administratës publike. Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje dhunimin e sigurisë juridike për pronën, kapjen nëpërmjet presionit të sistemit gjyqësor dhe pandëshkueshmëria për korrupsionin masiv që është shtrirë në të gjithë nivelet e shtetit. Presionin ndaj medias nëpërmjet shantazhit dhe gjobave në mënyrë që të mos mbajnë qëndrime kritike ndaj qeverisë.

Raporti thekson aferën e inceneratorëve si një aferë ende e pa hetuar plotësisht vlera e abuzimit sipas DASH shkon në rreth 300 mln dollarë. Presioni ndaj deputetit të opozitës, Agron Shehaj apo shembja e paligjshme e “Prestige Resort” janë provë vëmendjes së shtuar të SHBA ndaj situatës tepër kritike në Shqipëri.

Edhe në raportet e mëparshme Departamenti i Shtetit kanë ngritur me forcë situatën kritike me pastrimin e parave të pista në Tiranë, ndërsa raporti më i fundit i vë vulën kapjes së shtetit dhe represionin mafioz të Edi Ramës që tashmë është nën shënjestrën dhe lupën e SHBA.

Raporti i DASH evidenton shumë qartë se:

– Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, të botuar sot.

– Presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase

– Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private.

– Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë.

-Po sipas Departamentit të Shtetit, raporti i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021 vlerësoi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.

– Duke iu referuar këtyre zgjedhjeve parlamentare te vitit 2021në raport thuhet se sipas Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve “partia në pushtet siguroi avantazhe të rëndësishme nga fakti i të qënit pushteti i saj, nga kontrolli mbi administratat vendore dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative”.

-Raporti përmend gjithashtu përfitimin që shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media, si edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale.

-Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike.

– Aty përmenden si shembuj mbyllja me forcë e një ambienti biznesi të një deputeti të opozitës, i cili tha se kompania e tij ishte vënë në shënjestër, pasi ai kishte akuzuar vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion. (Rasti i Zotit Agron Shehaj).

-Po ashtu përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit , duke përmendur si arsye shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit.

-Në raport përmendet fakti që pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtimet, ndërkohë që qeveria tha se veproi në përputhje me ligjet në fuqi.(Rasti i shembjes se Hotel Prestige).

Ndaj 14 maji është dita më e madhe dhe momenti më vendimtar për çdo shqiptar për rivendosjen e shtetit ligjor, barazisë përpara ligjit dhe votës së lire, të goditjes shumë të fortë dhe përfundimtare të korrupsionit dhe vjedhjes së Qeverisë, të rivendosjes së lirisë së medias dhe fjalës së lirë.

Në 14 maj për të votuar koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ për ndryshimin me çdo çmim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco